Marshi për veriun organizohet nesër
19.12.2012 (komentet: 0)
Studentët e Universitetit të Prishtinës dhe nxënësit e shkollave të mesme, nesër do të organizojnë një marsh për veriun
Marshi do të organizohet për të treguar gatishmërinë e të rinjve në Kosovë për t'u angazhuar për gjendjen që mbretëron në veriun e Kosovës.
Sipas përfaqësuesve të këtij marshi, nesër duke filluar në ora 13:00, studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme do të nisin marshin nga konviktet e studentëve për t'u ndalur më pas përballë ndërtesës së qeverisë.
Marshi thuhet se do të zgjas për rreth dy orë.
Shto koment