Haradinaj se pranon ftesën e Kurtit për bashkim kundër Thaçit

12.12.2012 (komentet: 0)

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti, janë pajtuar se nuk ka asnjë pikë që i bashkon subjektet e tyre politike. Derisa Kurti ka ftuar Haradinajn të bashkohen kundër qeverisë Thaçi, lideri i AAK-së nuk e ka pranuar.

Pas më shumë se një orë takimi në selinë e Vetëvendosjes, Haradinaj ka thënë ia ka bërë të qartë Kurtit afrimin e tij me partinë në pushtet, PDK-në, për krijimin e një koalicioni të ri qeveritar.

Kurti, ndërkaq, ka thënë se e ka ftuar Haradinajn për formimin e një blloku opozitar kundër qeverisë së Thaçit, për çka nuk ka marrë përkrahjen e tij. 

Liderët opozitarë kanë vënë në shesh edhe qëndrimet e tyre krejtësisht të kundërta për procesin e bisedimeve me Serbinë dhe procesin e privatizimit në Kosovë. 

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka asgjë të përbashkët me programin e VV-së, por ka thënë se respekton të gjithë ata që e kanë marrë votën e popullit, transmeton Koha. 

Kthehu mbrapa

Shto koment