Vetëvendosje: Po fshihen vendet e lira të punës

26.07.2012 (komentet: 0)

Drejtues të lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, thanë të enjten se konkursi për një vend pune në arsimin gjilanas, që është shpallë këto ditë për shkollat e komunës së Gjilanit, nuk është i plotë pasi po fshihen vende të lira të punës. Ata kanë kërkuar ndërhyrjen e përgjegjësve për të mos lejuar këto padrejtësi, për ti evidentuar të gjitha vendet e lira të pashpallura dhe përmes përmirësimit të konkursit apo edhe shpalljes së konkursit plotësues të shpallen të gjitha vendet e lira.

 

Nevzad Isufi, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje  tha se tani kur një mundësi për një vend të lirë të punës e presin numri i madh i konkurrentëve,  duke përfshirë këtu edhe konkursin  për një vend pune në shkollat e Gjilanti dhe fshatrave përreth, ai konkurs duhet të jetë i plotë , të  respektohen kushtet e tijë, në mënyrë që edhe përzgjedhja të bëhet  sa m ë emirë dhe në harmoni me ligjin.

Isufi i Vetëvendosjes tha se ky subjekt kërkon që të eliminohet punësimi i njerëzve pa konkurs siç ka ndodh vitin e kaluar dhe të eliminohen të gjitha padrejtësitë në përzgjedhjen e kuadrit  përkatës, por se në bazë të informacioneve që i kanë edhe këtë vit po ndodh që të fshihen vendete lira të punës.

“Ndonëse konkursi është gjithëpërfshirës, mendojmë se në konkurs duhet të shpallen të gjitha vendet e lira të punës për të gjitha shkollat”, ka thënë Isufi, duke përmendur me këtë rast shkollën  fillore “Selami Hallaqi” vetëm një rast, ku ndonëse ka vende të lira pune, ato nuk janë shpallur.

Ai tha se mosparaqitja e vendeve të lira të punës qoftë për normat e plotë apo  jo të plota, po ndodh edhe këtë vit , me këtë rast Vetëvendosje kërkon nga Drejtoria e arsimit që përmes formave të kontrollit, inspektimit e bashkëpunimit, të verifikojë  se cilat, ku dhe sa vende të punës nuk janë shpallë, për çfarë arsye, dhe se këto vende pastaj të shpallen  me ndonjë konkurs plotësues apo të korrigjohet konkursi ekzistues.

Isufi tha se Vetëvendosje kërkon nga Drejtoria e Arsimit  që të eliminojë numrin e të punësuarve  me kontratë në vepër, apo të zvogëlojë në minimum, të eliminojë raste kur për 10 orë apo gjysmë norme punojnë dy veta,  të eliminojë rastet kur në vend të atyre  me kualifikim superior , të pranojë të gjysmë kualifikuar apo të pakualifikuar.

Përndryshe, Vetëvendosje e Gjilanit pati vërejtje edhe te pranimi i nxënësve, duke thënë se duhet përmbajtur mënyrës së klasifikimit të nxënësve  sipas mënyrës së poentimit, duke mos lejuar ndryshim, shtim apo ndryshim të pikëve  me ose pa qëllim, duke kërkuar që edhe kjo të pengohet përmes kontrollit nga ana e përgjegjësve të Drejtorisë së Arsimit. 

Ndryshe, edhe Ismajl Kurteshi, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, është prononcuar për këtë çështje duke paralajmëruar se nëse nuk ndërmerret asgjë në këtë drejtim për të parandaluar punësimin pa konkurs, do ti bëjnë publike të gjitha rastet kur janë fshehur vendet e lira të punës, ato ku punohet pa kualifikimi, dhe se nëse pushteti i ruan ato vende për miq e jaranë, Vetëvendosje do ti drejtohet edhe organeve të drejtësisë për t’i denoncuar këto padrejtësi. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment