U promovua Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë

17.05.2012 (komentet: 0)

Në Prizren në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” me pjesëmarrje të autoriteteve të larta shtetërore kosovare dhe shqiptare u mbajt ceremonia e promovimit të abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi gjatë fjalës së tij në në ceremoninë e promovimit të abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë, e cilësoi një ditë historike për të gjithë shqiptarët. Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha se shqiptarët kudo që ndodhen janë të vendosur të bashkohen në BE, ndërsa nuk nguroi t’i bëjë thirrje fqinjëve të çlirohen nga shqiptarofobia dhe veprimet primitive.
Të pranishmëve më një fjalë iu drejtuar kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili fillimisht falënderoi hartuesit e Abetares unike, duke thënë se ky libër është Abetarja më e re që bartë emrin e gjeneratave shqiptarëve që sakrifikuar nga lufta e Skënderbeut e deri te luftërat e fundin në trojet shqiptare. Sipas tij, Abetarja e promovuar sot bartë idealin e lirisë së shqiptarëve. Ai shtoi se Abetarja unike shënon edhe të arriturën historike të përpjekjes së shqiptarëve për të mbrojtur kulturën e tyre.
“Abetarja, nuk duhet të harroni kurrë, se ka vetëm ëndrrën, por ka me qindra e mijëra jetë të flijuara që ju të ndjeheni të lirë dhe të jemi si komb aty ku jemi krenar, të ndërtojmë të ardhmen ton, të ardhmen e shkëlqyer që meritojmë, krenar me qëndresën tonë, të vendosur në të ardhmen tonë evropiane. Kombi shqiptar kurrë në historinë e tij, nuk ka qen më i bashkuar, më i sigurt për të ardhme e tij që meriton. Abetarja është margaritari i kurorës së 100-vjetorit të Shqipërisë së pavarur”, ka thënë Berisha. Për më tepër, kryeministri shqiptar, tha se sot jemi më të vendosur se kurrë të punojmë për projektin e bashkimit të kombit shqiptar, dhe tregimin e vlerave të qytetërimit evropian. Ai me këtë rast ju dha edhe një mesazh shteteve fqinje, të cilat kanë frik nga shqiptarët.
“Ne jemi më të vendosur se kurrë të punojmë me përkushtim për paqen, stabilitetin në rajon dhe më gjerë. Nga Prizreni, duhet të themi fqinjëve tanë, çlirojuni nga shqiptarofobija. Ajo është një mbeturin e primitivizmit të trashëguar tuajin. Shqiptarët janë një komb që dinë të ruajnë dhe të mbajnë miqësi. Por gaboni rëndë, në qoftë se vazhdoni të shfaqeni shqiptarofobinë tuaj me skena si ato të Preshevës, të cilat faktoj, se jeni akoma shumë prej jush në stadet primitive”, ka thënë Berisha.
Ndërkaq, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi ka vlerësuar se sot është një ditë historike për kombin, kulturën dhe qytetërimin shqiptar. Ai tha se shqiptarët po promovojnë Abetaren e parë të shqiptareve dhe kjo siç tha ai, është një e arritur historike. Kreu i ekzekutivit, promovimin e Abetares unike e vlerësoi si një fitore historike të të dy shteteve dhe të gjithë shqiptarëve. Sipas tij, Kosova është në rrugë të sigurt për të arritur suksese të rëndësishme që vlerësohen nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-të , duke treguar një të ardhme të ndritur për qytetarët e saj.
“Kjo Abetare është pasqyrim i frymës evropiane të hapësirës kulturore shqiptare, pa imponime ideologjike, pa diktat dhe forma tjetra jashtë institucionale. Kjo Abetare e përbashkët është shprehje e ndërgjegjes dhe emancipimit të kombit tonë, është Abetare e lirisë, Abetare e demokracisë, Abetare e Kosovës evropiane dhe Shqipërisë evropiane, dhe e gjithë shqiptarëve evropian”, ka thënë Thaçi.
Kurse, ministri Arsimit, Ramë Buja duke uruar qytetarët shqiptarë, tha se promovimi i Abetares unike, do të jetë fillim i shumë projekteve të reja të përbashkëta, mes Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas tij, këto projekte të të dyja shtetet do t’i forcojnë kombëtarisht. Ai gjithashtu për realizimin e këtij projekti, ka falënderuar edhe zyrtarët shtetëror të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Ishte ëndërr e bukur dikur dhe vështir të imagjinohej se kjo ëndërr mund të shndërrohej një ditë në realitet komod, e të pa penguar nga dy shtetet shqiptare, nga dy ministritë homologe të arsimit. Abetarja u bë. Atë po e promovojmë sot me shumë madhështi, respekt, konsideratë dhe dashuri dhe me besimin epa lëkundur se do të jetojë gjatë”, ka thënë Buja.
Më 24 prill u përzgjodh teksti fitues për Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Teksti i përzgjedhur ka si bashkëautorë, Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj dhe 2 përfaqësuesit nga Kosova Islam Krasniqi dhe Saranda Kumonova Pozhegu. Ndërsa grafika është realizuar nga Lorenc Buzi.
Përzgjedhja është bërë nga komisioni vlerësues me përfaqësi të dy palëve. Në garë ishin 13 Shtëpi Botuese, nga të cilat fituese është shpallur Shtëpia Botuese “Pegi” dhe shoqëria “Dukagjini”. Unifikimi i teksteve shkollore është një nisme mes dy ministrive të arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, që do të vijojë edhe me tekste të tjera shkollore.

Kthehu mbrapa

Shto koment