Sukseset e nxënësve të Gjilanit nuk kanë të ndalur – Altina Demati zuri vendin e parë në Kosovë

23.04.2016 (komentet: 0)


Sot në teatrin Dodona në garën mbarë shtetërore të organizuar nga MASHT për shënimin e "Ditës Botërore të Librit", Altina Demati nxënëse e shkollës të mesme të ulët" Zija Shemsiu" të Gjilanit zuri vendin e parë në mesin e dhjetë garuesve me një interpretim të ëmbël poetik. Zëri i saj poetik e artistik i dha një madhështi më të madhe skenës së teatrit Dodona.

 

Në garën mbarë shtetërore për lexim artistik me rastin e Ditës Botërore të Librit në finale përveç Altina Demati nxënëse e shkollës të mesme të ulët" Zija Shemsiu" morën pjesë edhe nxënësit e shkollave të Komunës së Gjilanit: Gresa Salihu, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “’Thimi Mitko” dhe , Hamide Veseli, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët” Abaz Ajeti”

Sukseset e nxënësve të Komunës së Gjilanit nuk kanë të ndalur,pak ditë më parë nxënësit e shkollës Abaz Ajeti shndriten me dijen e tyre në garën e organizuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës , pra kudo nxënësit e Gjilanit janë të parët.

Nxënës të dashur dhe mësimdhënës të nderuar urime Dita Botërore e Librit dhe urojmë edhe shumë suksese tjera në vazhdim!

Kthehu mbrapa

Shto koment