Sot bëhet varrimi i poetit Ali Podrimja

26.07.2012 (komentet: 0)

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës njofton se varrimi i akademik Ali Podrimjes do të bëhet sot, në orën 14:30, në varrezat e Prishtinës.

Homazhet në nderim të jetës dhe veprës së akademik Podrimjes mbahen në mjediset e Akademisë, prej orës 12:00 deri në orën 14:00. Kortezhi me trupin e pajetë të akademik Podrimjes niset për në banesën e tij të fundit nga selia e Akademisë, në orën 14:00.
Ali Podrimja u gjet i vdekur në një vendpiknik, në rrethinë të Lodève, në jug të Francës, ku merrte pjesë në Festivalin e Poezisë La Voix de la Mediterranée (Zëri i Mesdheut).

Kthehu mbrapa

Shto koment