Shuplakë për Sarkozyn

02.02.2012 (komentet: 0)

Duke u kthyer nga nje mbledhje e Unionit Evropian në Romë, disa udhëheqës evropian, për shkak të grevës në aeroport, u detyruan që në Zvicër të udhëtonin me tren.

 

Në të njejtin vagon, duke kaluar Alpet e Zvicrës, qëlluan të uleshin së bashku, Sarkozy, Kameroni, Merkeli dhe ministrja e punëve të jashtme të Irlandës, e cila është një femër e re dhe shumë e bukur.

Në një moment, kur treni hyri në një tunel, për disa sekonda u ndalën edhe dritat, dhe në ato çaste u dëgjua krisma e një shuplake. Kur treni doli nga tuneli, njëra faqe e Sarkozyt ishte skuqur duke mbetur në te shenjat e shuplakës. U krijua një situatë e rëndë. Askush nuk fliste. Të gjithë u shokuan dhe u turpëruan deri në fund.

Angela Merkel mendoi: Sarkozy, duke mos mund të duroj, me siguri e ka shfrytëzuar terrin për ta prekur irlandezen, e cila nuk e ke lejuar këtë gjest dhe me siguri i është përgjigjur me shuplakë.

Irlandezja mendoi: Sarkozy, duke mos mund të duroj, ka provuar të më prek mua, por i ka rrëshqitur dora në këmbët e Merkelit dhe ajo ia ka kthyer shuplakë fëtyrës.

Sarkozy mendoi: Pse mua? Kameroni, ky pis perfid, me siguri e ka prekur irlandezen në terr duke e dijtur që do të akuzohem unë, dhe kështu, irlandezja ma futi mua shuplakë ... anglez i poshtër. Qelbësirë britanike.

Dhe, Kameroni mendoi: Nuk po mundem te duroj dhe mezi po pres të hyjmë në një tunel tjetër dhe t'ja fus edhe një shuplakë në faqen tjetër këtij kastravecit të vogël francez.

Kthehu mbrapa

Shto koment