SHQIPTARJA, ZËRI MË I BUKUR I ITALISË

31.05.2013 (komentet: 0)

Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani ka arritur që të fitoi në spektaklin “The Voice of Italy”. Dani, e cila konsiderohej favorite për ta fituar këtë trofe, ka mundur në finalen e madhe Timothyin, përderisa ajo ka kënduar këngë hite botërore.

http://www.youtube.com/watch?v=K9rMdQ6HHCMElhaida është vlerësuar lart nga juria italiane, të cilët e kanë quajtur atë një divë të ardhshme botërore duke e krahasuar me këngëtare të famshme si Whitney Houston, Mariah Carey dhe Celine Dion.

Spektakli i së enjtes, “The Voice” ishte një natë plot befasi dhe spektakël përderisa Elhaida ishte kryetemë jo vetëm e Italisë por edhe shumë shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova por edhe nga mbarë Bota të cilët vazhdimisht në Facebook kanë përcjell shqiptaren në këtë festival duke dhënë mbështetje të madhe për të, një gjë që nuk është parë tek shqiptarët e tjerë që janë zbuluar në këso lloj spektaklesh për talentë si; Ardian Bujupi, Mark Marku, Vanessa Krasniqi, etj.

Elhaida qysh në fillim të kësaj nate ishte bindshëm më e mirë se finalistët e tjetër Silvia Capason, Timothy Cavicchinin dhe Veronica De Simone, edhe pse mediat italiane qysh një ditë para spektaklit e kishin cilësuar shqiptaren si një vajzë të pakonkurrencë në këtë spektakël.

Elhaida ka zgjedhur këngë që kanë kënduar këngat e legjendave.

Ajo interpretoi këngën “I Will Always Love You”, ku në skenë u dukë se e ringjall për një moment shpirti e Whitney Houston.

Pas këtij interpretimi sigurisht se rëndin e kishin pak këngë italiane.

Në duo Elhaida këndoi me trajnerin e saj Riccardo Coccianten këngën “Magherita”. Këtu Elhaida nuk harroi pa përmendur edhe Shqipërinë ku tha se kjo këngë është njëra prej këngëve më të adhuruara të shqiptarëve.

Kthehu mbrapa

Shto koment