Shkollat vazhdojnë pushimin edhe një javë

12.02.2012 (komentet: 1)

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka marrë vendim që mësimi në nivel vendi, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, të shtyhet deri me datë 20 shkurt.


Vendimi për shtyrjen e fillimit të mësimit në të gjitha shkollat, është marrë si rezultat i temperaturave të ulëta që po mbretërojnë në Kosovë dhe reshjeve të vazhdueshme të borës

“MASHT ka marrë vendim që të shtyhet mësimi deri në të hënën e ardhshme, më 20 shkurt, në nivel vendi, në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme. Ky vendim është marrë për shkak të motit, reshjeve të vazhdueshme dhe paralajmërimeve për vazhdimin e temperaturave të ulëta dhe natyrisht pas kërkesave të Drejtorive Komunale të Arsimit”, ka thënë për “Kosovapress”, Besa Bytyqi, zyrtare për Informim në MASHT.

Ndryshe, Ministria e Arsimit gjithashtu i garanton të gjithë prindërit dhe shkollat, se asnjë ditë e humbur nuk do të mbetet pa u zëvendësuar. Ato mund të zëvendësohen në fund të vitit shkollor apo me ndonjë kalendar të ri që do ta bëjë MASHT. 

Kthehu mbrapa

Shto koment

Koment nga Hajrizi | 12.02.2012

kjoska fare kuptim. Ne fund te qershorit nuk mbahet msim nga te nxehtit. Shum ma leht nxehet lokali shkollor, dhe hapen rruget se sa te mbahet msim kur temperaturat rriten 25 grade.
Kete duhet planifiluar me kohe.
Kta e kan humb udhen , nuk din ma qka bajne.
Zoti e baft hajr.