Dardani, njeriu i parë i Azisë së Vogël!, nga ai lindi Troja, Iliria… Europa

10.04.2016 (komentet: 0)

 

Pra, popullsia që ka banuar në Azinë e Vogël ka qenë e njëjta popullsi nga etniciteti me atë që ka banuar në Iliri, për aq kohë sa fiset trojane quhen trojane dhe Ilire në të njëjtën kohë, dhe ka fakte historike që tregojnë se këto fise iliro-shqiptare e kanë origjinën nga Troja pellazgo-iliro-albane.

Elena Kocaqi

Të dhënat e historianëve të antikitetit, vërtetojnë se pellazgët apo trojano-dardano-albanët kanë qenë të parët që kanë populluar territoret e Azisë së Vogël, Evropës dhe ndoshta më gjerë. Ka dhe një numër faktesh të cilat jepen më pas në studim (për të mos i përsëritur dy herë, janë tek kapitulli që flitet për origjinën e popullsisë së Thrakisë dhe racës gjermanike) që tregojnë qartë se Troja ka pasur të njëjtën etni me popujt e tjerë që banonin në gadishullin Ilirik, si dhe me vet Mykenën kundërshtaren e saj politike.

Mbretërit e Trojës dhe princat aleatë

Dardani, sipas Homerit, është i pari njeri që ka banuar në Azinë e Vogël pas përmbytjes së madhe, nga i cili kanë rrjedhur dhe popujt e racës së bardhë me origjinë dardano-albane të Azisë së Vogël si frigjia, lidia, mysia, karia, pellazgjia e Azisë së Vogël dhe popujt e racës së bardhë Europiane si ilirët, keltët, gjermanët etj.

Teukri

Sipas Deodor Siçilianit, mbreti i parë i Trojës ka qenë Teukri, që ishte djali i Skamandrit me Iden.

Dardani

Ai ishte pasardhës i Teukrit që i dha emrin trojanëve dhe pothuajse Azisë së Vogël si dardane. Ai themeloi qytetin Dardani buzë detit.

Erithoni

Ishte djali i Dardanit dhe mbahet si mbreti më i pasur i Trojës, madje Homeri e quan si burrin më të pasur ndër njerëzit e vdekur.

TrojaniAi ishte djali i Erithonit dhe dardanët u quajtën edhe si Trojanë pas qeverisjes së tij. Në fakt, Homeri, përdor të dy emrat për të treguar trojanët, si atë dardan dhe atë trojan.

Ilu ose Ylli

Ai ndërtoi qytetin e Trojës duke e zgjeruar dhe lulëzuar atë, prandaj Homeri e quan Trojën edhe si Ilu, nga ku ka marrë emrin dhe vepra e tij Iliada.

Laomedoni

Qeverisi Trojën dhe pati dy djem, Priamin dhe Thithon. Djali i madh, Priami, u bë mbreti i Trojës pas vdekjes së të atit.

Priami

Ishte mbreti i Trojës, vendit që ishte ashtu siç është edhe sot një nga pikat më strategjike të planetit tonë. Priami ishte një mbret i pasur dhe kjo do të ketë shërbyer si shtysë për nisjen e një lufte kaq të madhe për kohën. Emri i tij në shqip do të thotë Pri-am, jam prijës. Nga rrënja shqip, ka dalë dhe emri Princ, që përdoret edhe sot në disa gjuhë të botës, por që me siguri nuk e dinë se çdo të thotë me të vërtetë dhe në cilën gjuhë e ka kuptimin. Priami kishte shumë gra të cilat i kishte marrë nga fiset e Azisë së Vogël dhe nga Gadishulli Ilirik. Ai ishte baba i 50 fëmijëve me gra të ndryshme. Ka hyrë në historinë e njerëzimit për urtësinë, mençurinë dhe besnikërinë e tij. Disa popuj të Evropës që e kanë origjinën nga Troja, e kanë mbajtur Priamin si njeri të shenjtë, madje dhe si perëndi dhe kjo për shkak të cilësive të tij të admirueshme. Ai është një nga burrat më të mëdhenj të historisë së njerëzimit.

Hektori

Djali më trim i Priamit, që luftoi dhe vdiq në Trojë. Ai kishte marrë për grua Andromakën, vajzën e mbretit të Qiqilisë po në Azinë e Vogël. Hektori, një burrë trim, i printe në luftë ushtrisë së Trojës dhe u vra nga Akili. Siç do ta shohim më poshtë në këtë studim, nga djali i Hektorit dhe nga ilirët e Panonisë rrjedh populli dhe mbretëria e Frankëve.

Pari

Ishte i biri i Priamit dhe vëlla i Hektorit. Pari që në shqip do të thotë po Pari, pra, që është i pari, nga ku del dhe fjala Pari që e kanë përdorur shqiptarët për parinë, apo aristokracinë. Ai rrëmbeu Helenën nga Mykena dhe e mbajti si gruan e tij për dhjetë vjet. Thuhet se lufta shpërtheu për Helenën pasi ai e shkeli në besë Menelanë, sepse i mori gruan kur ky i kishte besuar shtëpinë. Po t’i referohemi besës që ka qenë institut i së drejtës tek shqiptarët deri sot, ndoshta mund të gjejmë ndonjë nga shkaqet e Luftës së Trojës, por shkaku kryesor i saj nuk ishte as Helena dhe as Pari, por interesat gjeo-ekonomike midis vetë fiseve pellazgo-albane. Pari vret Akilin, por vritet nga Filokteti.

Ene Dardani

Ishte trojan dhe luftëtari më i zoti pas Hektorit, që i printe fisit të dardanëve. Pas rënies së Trojës ikën për te fiset e tjera pellazgo-iliro-albane të Italisë, ku themelon Romën. Romakët ia dedikojnë edhe sot Ene Dardanidit themelimin e qytetit të tyre. Ene Dardanidi sipas Geofrey of Manmouth dhe autorëve të tjerë mesjetarë perëndimorë është edhe babai i dinastisë britanike, sepse nga një nipi i tij Briti, themelohet mbretëria e Britanisë pasi ai vendoset aty me popullin e tij. Në sagat mesjetare skandinave, të cilat tregojnë për origjinën iliro-trojano-thrake të skandinavëve, thuhet se Evropa quhet ndryshe dhe me emrin Enea. Kjo tregon sa i rëndësishëm ka qenë Ene Dardanidi për historinë e Evropës.

Hypothoni dhe Pyleu

Prijësit e pellazgëve që banonin në Larisën e Azisë së Vogël dhe ishin bijtë e pellazgut Leto Teutamidi. Teutamid që ishte mbiemri i tyre, është emër iliro-shqiptar, që përdoret edhe sot.

Elefnor Halkadondia

Princ i Abantëve popullsisë që në atë kohë pasi kishte ardhur nga Thrakia, jetonte në Kalkida, Eube, Histe dhe Ritre, dhe që luftuan kundër trojanëve. Po ky fis, pas luftës së Trojës ikën nga ishulli i Eubes dhe, siç na njofton Herodoti, do të vendoset në tokat ilire dhe gjatë gjithë historisë së lashtë janë njohur si Amantë me qytet kryesor Bylisin dhe themelues të Orikumit. Këtu edhe një herë del qartë se nuk ka dallim etnik midis ilirëve e thrakëve.

Pandari dhe Glauku

Ishin prijësit e lykaoneve që banonin në Trojë. Pandari ishte hedhësi më i mirë i shtizës. Ai arrinte gjithmonë ta hidhte në shenjë, ndoshta dhe për këtë ka pasur emrin Pa-ndar që do të thotë se e hidhte shtizën në shenjë pa iu ndarë asnjëherë objektivit. Kaonët janë populli trojan që pas rënies së Trojës, një pjesë u vendos në Kaonin e Epirit dhe në Korfuz, dhe pjesa tjetër në Italinë ilire. Pasardhësit e tyre jetojnë edhe sot në Shqipëri nga malet e Llogarasë deri në lumin Thiami. Ishin aleatë të trojanëve. Emri Glauk është përdorur shumë në Iliri, ka pasur një mbret të taulantëve që quhej Glauk dhe që më pas u bë mbret i ilirëve.

Pirro, Akamanti, Aksyli

Ishin prijësit e thrakasve në luftë dhe ishin aleatë të trojanëve. Emri Pirro del në Thrakë po edhe në Epir, edhe sot në Shqipëri. Emri Akamant është i afërt me emrin Amantë që ishte fisi thrakas që u vendos në Iliri pas luftës dhe që quhej si fis ilir. Aksyli kishte baba Teutandrin, emër që e ndeshim te fisi tjetër trojano-pellazg dhe më vonë tek ilirët e sot në Shqipëri.

Rez Eanidi

Ishte mbret i Thrakës në atë kohë dhe ka një emër të bukur po shqip Rez që do të thotë rreze dielli. Me emrin Rez në këtë kohë ka dhe një lumë në Trojë. Ishte aleat i fortë i trojanëve, sepse kishte krushqi me ta.

Pylemeni i Enetëve

Ishte prijësi i Pelagonëve që banonin në Kytorr e Sezam, aleatë të trojanëve. Ka pasur dy fise enetësh, një në Ulqinin e Kotorrin e sotëm, që banohet nga shqiptarë, edhe pse kanë kaluar tre mijë e dyqind vjet nga lufta e Trojës, dhe fisi tjetër i enetëve në Venecian e sotme, që sipas disa autorëve antikë e kanë themeluar trojanët dhe në antikitet është njohur si territor ilir. Në luftë ndoshta kanë marrë pjesë Enetët e Kotorrit por ka mundësi të kenë qenë edhe Enetët e Venetias sot, apo Enetët e Belgjikës, pra kjo është e diskutueshme.

Askani dhe Forku të Frigasve

Ishin prijësit e një tjetër fisi trojan në Azinë e Vogël, nga ku kishte dhe origjinën familja mbretërore e Mykenës. Askani dallohej për bukurinë e tij dhe prandaj e kanë quajtur me emrin Asgan, që i përgjigjet shumë mirë emrit të sotëm shqip, kur tregon për një djalë të bukur dhe trim. Në ninullat që u këndojnë bebeve të tyre edhe sot nënat shqiptare këndojnë që t’u rritet djali t’u bëhet asgan. Këtu duket qartë që lufta e Trojës ka qenë luftë civile, sepse frigasit janë aleatë të trojanëve dhe kundërshtarë të mbretit mykenas, që ishte i së njëjtës etni me ta.

Hyrt Gyrtiadi

Ishte mbreti i Mysëve fis në Azinë e Vogël, që më pas dalin si një fis Ilir në vend të Ilirisë në kufi me Danubin. Dhe siç e sqaron Straboni te Gjeografia Mysët e Trojës kanë ardhur nga Mysët e Evropës. Emri Hyrt në shqip do të thotë tokë afër shtëpisë, që përdoret si kopsht, ndërsa mbiemri i tij Gyrt, ka kuptimin në shqip gurtë, sepse në këtë vend ka pasur qytete të quajtur Gyr-tona, pra gur-tona po kështu ka pasur emra të tillë në Kretë e Thesali.

As Hyrtaku

Prijësi i fiseve nga Përkoti dhe Arsiba hyjnore. Mbiemrin e As-it, Hyrt e shpjeguam më sipër si një pjesë toke afër shtëpisë që punohet e mbillet për të plotësuar nevojat e familjes për perime ose bar për lopët, pra, ka funksionin e një kopshti afër shtëpisë. Për-koti që është shqip Për-koti. Arsib ishte një vend i pasur, nga më të pasurit në Azinë e Vogël.

Penthesilea e Amazonave

Në ndihmë të trojanëve kanë marrë pjesë dhe amazonat, siç janë quajtur nga grekët, sepse emri i tyre i vërtetë nuk dihet. Amazonat ishin nga Skithia një vend në veri të Detit të Zi. Skithët e quanin veten e tyre albanë dhe ishin të një race me thrako-iliro-trojanët. Mbretëresha e tyre luftoi krah trojanëve dhe u vra nga Akili.

Troja u shkatërrua, dhe u dogj, por nuk mori fund qytetërimi i saj i lavdishëm. Siç do e shohim më pas në këtë studim fiset trojane emigruan në Itali, Britani, Irlandë, Francë dhe themeluan mbretëritë trojane atje, por edhe fiset e ashtuquajtura gjermane, anglo-Saksone, që nisën një valë të dytë emigrimi nga territoret etnike trojane dhe ilire duke u bashkuar me të njëjtën popullsi që kishte prej 1000 vjet që banonte në ato vende, u përzie dhe formuan ato kombe që njohim edhe sot. Nuk ishte rastësi që Evropa Perëndimore ngriti qytetërimin dhe kulturën më të lartë që ka njohur njerëzimi, sepse ata ishin njerëz me kulturë të lartë, ishin trojano-dardano-albano-ilir.
Trojano-ilirët nuk vdiqën, ata janë të gjallë dhe sot më të fortë se kurrë, pasi kanë ngritur qytetërimin dhe shtetet më të forta të botës së sotme si ato amerikano-veriorë, anglezë, gjermanë, francez, skandinavë etj. / VIJON

/shqiptari.eu/

Kthehu mbrapa

Shto koment