Prof. Dr. PELLUMB J. BITRI

07.12.2016 (komentet: 0)

 

Më 13 nëntor 2016, nëqytetin Bilbao, në Spanjë, u nda nga jeta Prof. Dr. PëllumbJaniBitri, 
një humbje e dhimbshme për familjen, për shkencat mjekësore, për pedagogjinë, kulturën dhe shoqërinëshqiptare.

 

 

Ndarja e papritur nga jeta e Prof PellumbBitri, la në pikëllim familjen, të afërmit, studentët, kolegët, miqtë e shumtë në Shqipëri, Spanje, Kosovë dhe ne Maqedoni.

Prof. Dr. Pëllumb Bitri lindi në vitin 1928 në një familje të thjeshtë elbasanase, por arsimdashëse. Me gjithë vështirësitë ekonomike, prinderit e tij arritën t’i shkollonin te tre djemtë.

 

Pas çlirimit të vendit, Prof. Pëllumbi shkoi per studime ne Bashkimin Sovjetik, ne Universitetin e qytetit Gorki, ku studioi dhe u diplomua në mjekësi e në filozofi me rezultate shkelqyeshem.

Në vitin 1954, Ai u kthye në atdhe dhe u emërua shefi i katedrës së Anatomisë Patologjike, që e drejtoi për shume vite me radhë dhe me nivel të lartë didaktik dhe shkencor, duke krijuar shkollën shqiptare të Anatomisë Patologjike, ku u formuan profesionalisht me dhjetra specialistë dhe me dhjetramijëra studentë.


Prof. PëllumbBitri është autori i tekstit “Patologjia Morfologjike”, teksti i parё historik i Fakultetit tё Mjekёsisё. Në kohën kur u botua ky libër voluminoz, ai ishte 38 vjeç; i ri në moshë, por me formim dhe përvojë tё pasur professionale dhe shkencore.

Prof. Pëllumb Bitri është personaliteti publik, intelektuali i shquar, patrioti i çështjes tonë kombëtare. Ai është shkencëtari dhe profesori i famshëm, lektori i admiruar ngamijëra studentë dhe mjekë, oratori i paimitueshëm, poligloti dhe poliedriku, bashkëshorti dhe prindi shembullor.

 

Prof. Pëllumb Bitri mbetet simbol i pedagogut, që me dinjitet, me personalitet dhe me aftësi profesionale e shkencore kontribuoi në edukimin dhe formimin profesional të dhjetramijëra mjekëve, në veçanti ka dhene kontribut me botimin e shumë teksteve universitare, të monografie dhe studimeve shkencore.

 

Prof. Dr. Pëllumb Bitrië shtë personifikim i intelektualit, eshte pedagogu “rrebel”, që me kurajo ndoqi rrugën e së vërtetës, të progresit social, kulturor dhe shkencor të shoqërisë shqiptare, duke u bërë protagonist dinjitoz i saj.

Ai gjithë jetën luftoi dhe punoi për një mjekësi të fortë, shkencore e të zhvilluar në nivelet bashkëkohore, duke u renditur ndër figurat e shquara të historisë, të kulturës dhe të shkencës shqiptare.

 

Pof Pellumb Bitri, kontribuoi dhe ne formimin profesional dhe shkencor te katedres te Anatomise Patologjike te Fakultetit te Mjekesise te Universitetit te Prishtines, ku zhvilloi leksione dhe ndihmoi ne programet kerkimore shkencore.

 

Trashëgimia profesionale, shkencore dhe kulturore e Prof. Pëllumbit është një thesar me vlera të veçanta për kombin tonë.

 

Kontributet në fushën e mjekësisë, të pedagogjisë dhe të shkencës, janë vlerësuar dhe nderuar me çmime kombëtare, me urdhra dhe dekorata të shumta, që shprehin qartë vlerat e larta shkencore të veprave që ai krijoi.

 

Prof Pellumbi, ka merita te veçanta ne formimin shkencor te pedagogeve te katedres te Anatomise Patologjike, te cilet i udhehoqi ne veprimtarite kerkimore shkencore, qe u kurorzuan me tituj dhe grada shkencore te tegjithe stafit pedagogjik.

 

Prof. PëllumbBitri, profesori i madhi dhe i paharruar, është në mende dhe zemrat tona si pedagogu ynë i zjarrtë, shkencëtari, personaliteti dhe poligloti me vlera të larta kulturore, me inteligjencë të veçantë.

 

Këto aftësi ai i vuri në dispozicion të shoqërisë shqiptare, duke u shquar si veprimtar shoqeror, si dhe nëpërmjet veprave të tij, me studimet e shumta të botuara dhe të prezantuara në konferenca e kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

Njëzet vjet mëparë ai emigroi familjarisht në Spanje, ku jetoi e punoi në Bilbao. Dhe nëSpanje, Profesor Pëllumbit ia vlerësuan aftësitë e tij pedagogjike dhe shkencore dhe e pranuan pedagog në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Publik De Pais Vasco, ku dha leksione dhe drejtoi seminare me studentët.

Për aftësitë e tij të shquara didaktike dhe shkencore, Prof. Pëllumb Bitri u zgjodh anëtar i Këshillit Shkencor të Fakultetit te Mjekesise. 

 

Humbja e papritur e Prof. Dr. Pëllumb Bitri, personalitetit të shquar të shkencës, të mjekësisë, të pedagogjisë dhe të kulturës shqiptare, është një dhimbje e madhe për të gjithë ne, per studente, koleget dhe miqt e shumte.

Shkencëtari i shquar Prof. Pëllumb Bitri, profesori i famshëm i mjekësisë, burri i mençur dhe prindi shembullor, na mungon fizikisht, por emri dhe vepra e tij e shquar do të jetojnë në jetë të jetëve.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment