PRITA NË BISTRICË (XII)

16.10.2013 (komentet: 0)

Më në fund, agjentët e UDB-ës, Xhaferi dhe Voja, vdesin në spitalin e Shkupit. Pushteti tërbohet dhe inicon hakmarrje të reja duke e mobilizuar popullin me dhunë për të ndjekur dhe kapur Hasan Remnikun dhe Mustafë Kokën. Në këto aksione angazhohet e tërë milicia e rrethit së bashku me një njësi ushtarake të Korpusit të Mbrojtjes Popullore. Burgoset Sylë Arifi i cili nuk kishte ikur nga fshati e as që ishte fshehur.

Mustafa Koka.220x327.jpg

Mustafë Koka

 

Jovan Bullajiq:

Rilindja, E hene , 19-VI-1965

 

 

                                                             XII

 

- Kanë lajmërue se neqoftëse ndokush prej t’afërmëve dëshiron me shkue në Shkup, mundet me e ba këtë.

Menjiherë, - tha shefi ne fund.

E shoqnueme prej nji mikeshe te vet, plaka vrapoi kah stacioni hekurudhor për ta zanë trenin e parë për Shkup.

 

Lufta për jetë

Në të njajtën kohë, në spitalin e Shkupit zhvillohej nji betej mbinjerëzore për shpëtimin e jetes së dy oficerëve të rij t’UDB-ës. Tanë spitali ishte në kambë. U ba çdo gja, por kah ora dy mbasdite Vojasllav Taliqi-Voja vdiq prej plagëve të maruna. Mjekët qenë të pafuqishëm për të ba edhe ndonji gja për te.

 

Pa shpresë

Në kupen e trenit për Shkup ishin ulë dy gra memece prej dhimbjes. Plaka përjetonte me çdo damar të saj luftën dramatike që zhvillohej në Spitalin e Shkupit.

Të rrahunat e rrotëve ushtojshin në veshët e saj, e në zemrën e saj zhdukej edhe shkëndija e fundit e shpresës. O zot, sikur të mundem me mbërrijtë para se... – Këtu iu nderpre fjala në fyt dhe nana dënesi me za në vagonin e mbushun përplot.

Kur mbërrijti në koridorin e spitali, prej sallës s’operacionit nxjerreshin trupin e vdekun gjithashtu të Xhaferit të saj, i cili gjithashtu nuk mundi me u ba ballë plagëve të randa të marruna prej banditit.

E shtrëngoi zemrën, u mbështet në heshtje në duer mbi shtratin e spitalit, kurse në mbrendinë e nanës bërtima e mbërrinte lotin dhe shuhej në gjak.

Për fat të keq, nji tren që pikerisht kësaj here qe i saktë n’orarin e vet e të cilin ajo për pak nuk mundi me mbërrijtë bani që nana mos ta shohi gjallë të birin për herë të fundit.

 

Gjumnija

Kjo ngjarje tragjike jehoi fuqishëm në tanë kët anë. U ba nji vorrim madhështor, çfare këta djelmosha të guximshen me të vërtetë e merituen. Muer pjesë nji masë e madhe populli. Njezit ishin të tronditun nga vdekja e këtyne dy oficerëve të guximshëm, para të cilëve gjindej jeta e lumtun n’atdheun që i lindi.

Asht vështirë me e përshkrue dhimjen e shokëve të tyne të sherbimit të sigurimit. Mirpo, ata e përballuan dhimbjen në heshtje, si burra me besim të  thellë se krejt kësaj nji ditë do ti vijë fundi dhe fajtorët e kësaj tragjedije do t’i paguajnë krimet, e veta. Në Viti në qytetin e vogël të Kosovës e Metohisë mbas vetëm nji mueji prej kësaj ngjarje, Behija e veja e Xhafer Lilës, lindi vajzë. Plaka i dha emrin Gjumnija. Me kët emën plaka dëshiroi që Xhaferi me njifarë mënyre të jetonte edhe ma në mesin e tyne.

Emni i vogëlushes do t’u për kujtojë përgjithmonë atyne që e dinë kët ngjarje të ngushllueshme se baba i saj asht vra në gjum. Në ndërkohë çdo gja u alarrmue. Tanë rrethina, në të cilën gjindej banda, u rrethue. Rrethi ngushtohej gjithnji e ma shum dhe pritej çdo moment prej grupeve të ndjekjes.

 

Ribniku në kambë

Zemërimi i popullit ishte shum i madh. Kurr deri atëherë pjesmarja e bujqëve në ndjekje nuk qe aq masovike sa kësaj here. Dukej se asht que në kambë çdo gja me nji dëshirë të vetme që t’i japi fund nji gjendje që shqetson te tanë rrethinen. Perveq pjestarëve të sigurimit dhe bujqëve vullnetarë të kësaj ane, në ndjekje muer pjesë edhe nji njisi e Korpusit të Mbrojtjes Popullore  të Jugosllavisë dhe pjetarët e Milicisë popullore të kësaj ane. U kërkue çdo skutë, çdo vend për të cilin dyshohej se në te mund të jetë mëshehë banda.

Tereni u rrethue dhetë kilometra të tanë perqark. Ishte e pamundun e që kësaj rradhe banditët të shpëtojnë, sepse çdo gja ishte vu në lëvizje.

Banditët nuk mund të mbështeteshin ma në kurrfarrë përkrahje të popullit, sepse vrasja e Xhaferit dhe Vojës preu edhe ato fijet ma të holla që ekizstojshin midis bandës dhe disa bujqëve deri atëherë ende të mashtruem.

 

Burgimi i Sylë Arifit

Mbasi Syla nuk pati kohë me ikë në mal, e as që kishte marrë detyrë të këtill, ai ra në dilemë shum të madhe, tue mos dijtë çka me ba.

Ishte i bindun se kësaj vështirë do t’i shpëtojë. Parashikimet e tij u vërtetuen. Organet e sigurimit konsideruen se kësaj radhe, në lidhje me Sylën nuk ka çka të pritet ma dhe menjiherë mbas vrasjes së Xhaferit e Vojës ai u burgos.

Marrjet në pytje zgjatën shum. Syla përpiqej në çdo mënyrë me bishtnue e mos me thanë asgja. Mirpo, kur kuptoi se veprimtarija e tij nuk ishte kurrfarë mëshehtësije për organet e sigurimit, mbas luhatjeve të shumta Syla pranoi me que disa nënpunës t’UDB-ës në vendin ku banda duhej të takohej me te.

Dukej se Syla ishte i gatshem të bashkëpunoj dhe se banditi i tipit të tij do të bajë tash çdo gja vetëm për të shpëtue lëkurën e vet.

 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment