Prishtina përgatitet për festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë

19.11.2012 (komentet: 0)

Shtrimi i pllakave në dy sheshet e kryeqytetit, ai “Ibrahim Rugova” dhe “Zahir Pajaziti” pritet të përfundojnë deri në fund të këtij muaji. Në këto dy sheshe Komuna e Prishtinës, festën e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, do ta shënoj me aktivitete të shumta.

Kryeqyteti i Kosovës ka filluar përgatitjet për festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Tashmë pothuajse në çdo shtëpi e rrugë të kryeqytetit kosovar, është krijuar një atmosferë festive, që vetë qytetarët e kanë bërë duke vendosur prej ditësh flamujt kombëtar në ballkone e dritare. 

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës Asdren Osaj, tha se ditëve të ardhshme pritet që në qendër të Prishtinës, të rivendoset shtatorja e dëshmorit Zahir Pajazitit, ndërkaq më 25 nëntor, çiklistë nga Prishtina do të nisen drejt Vlorës, ndërsa më 28 nëntor do të mbahet manifestimi kryesor.

Zëdhënësi Osaj thotë se në këtë kuadër po punojnë intensivisht që në dy sheshet e kryeqytetit, ai “Ibrahim Rugova” dhe “Zahir Pajaziti”, të jenë të përfunduara shtrimi i pllakave ku dhe do të zhvillohen aktivitet e shumta. 

Osaj thekson se pjesë tjera përcjellëse të shesheve do të përfundojnë në pranverë të vitit të ardhshëm. Ndryshe manifestime, për 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, do të mbahen nëpër të gjitha komunat e Kosovës.

Kthehu mbrapa

Shto koment