Pa planifikim institucional për punën e mësimdhënësve

16.06.2013 (komentet: 0)

Reformimi në arsim ka prishur “rehatinë” e dikurshme të mësimdhënësve kosovarë gjatë pushimeve verore. Në emër të procedurave administrative, trajnimeve… mësimdhënësit nuk shkojnë në pushim bashkë me nxënësit, ashtu siç praktikohej dikur. Ata tash obligohen të jenë në shkolla prezentë deri nga mesi i korrikut dhe të paraqiten në shkolla prej 20 gushtit për përgatitjet e fllimvitit.

 Anita Kadriu

Shkurtimi i pushimeve tash e sa vjet shihet i arsyeshëm dhe i domosdoshëm nga drejtorët komunalë, (pasi metodat e reja të mësimdhënies janë në fuqi), që një pjesë e pushimit të shfrytëzohet për trajnim të mësimdhënësve kur ka trajnime. Megjithëkëtë, paraqitja e obliguar e mësimdhënësve në shkolla, sidomos para fllimit të vitit po bëhet jo konform me reformën.

Mësimdhënësit shkojnë të paraqiten në shkolla sa për të bërë muhabet në sallën e ashtuquajtur të arsimtarëve, duke kaluar kështu kohën në mungesë të angazhimit në trajnim apo mësim. Kjo ndikon që disa mësimdhënës të mos paraqiten fare, e një pjesë e madhe vetëm sa për të dhënë një nënshkrim.

Analistët arsimorë thonë se ky rregull për paraqitjen e mësimdhënësve pas përfundimit të procesit mësimor me nxënës, duhet të realizohet në përputhje me një plan që do të caktonte kush të kujdestaronte për nevoja administrative dhe të shfrytëzohen ditët kur kryhet mësimi për trajnime të domosdoshme, ndërsa në mungesë të tyre të ndërpritet maltretimi i mësimdhënësve për t’u paraqitur në shkolla, pa angazhim.

Kolegjiumi për Arsim dhe Kulturë në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës bën të ditur se pushimi i mësimdhënësve është lënë në kompetencë të drejtorëve komunalë arsimorë dhe nuk ka ndonjë datë të saktë kur mësimdhënësit shkojnë në pushim dhe kur kthehen, për gjithë vendin.

Kryetari i këtij kolegjiumi, Azem Guri, ka thënë se kjo çështje varet si rregullohet nga drejtorët komunalë për secilën komunë. Ai ka theksuar se sidomos mësimdhënësve të shkollave të mesme iu bie që deri në mes të korrikut të jenë në punë, për shkak të angazhimeve që kanë për të regjistruar nxënësit e rinj në këto shkolla dhe të merren me punë administrative si nxjerrjen e mesatares së notave, plotësim të dokumenteve... etj.

Sipas tij, me kontratë mësimdhënësit kanë 18 ditë pushim, por Guri sqaron se nuk mund të lejohet që një mësimdhënës të dal në shkollë vetëm sa për të dhënë një nënshkrim, prandaj pushimi iu takon më shumë.

Ai tha se ka vendosur të mos maltretohet një mësimdhënës apo të lihet mundësia që dikush të nënshkruajë për dikë. Prandaj, në këtë komunë është rregulluar pushimi në atë mënyrë që mësimdhënësit kanë më pak pushim, në rastet vetëm kur duhet të ndjekin trajnimet.

Një praktikë të tillë thotë se po ndjek dhe Besa Hoxha-Beqiri, drejtoreshë për arsim në komunën e Rahovecit, e cila thekson se si drejtorë komunalë kanë në përgjegjësi të përcaktojnë orarin e pushimit të mësimdhënësve.

Sipas saj, procesi i punës për një mësimdhënës përfundon në korrik pavarësisht se nxënësit mbarojnë mësimin më 20 qershor në fllore, pasi ata (mësimdhënësit) duhet të plotësojnë ditarët, të presin rezultatet e testit të kalueshmërisë për të lëshuar certifkatën nxënësve.

Ndërsa, tani edhe pse maturantët kanë përfunduar mësimin, ajo thotë se mësimdhënësit janë në shkolla
për t’u dhënë mësim shtesë maturantëve për pjesën e dytë të testit të maturës nga lëndët profesionale. Kurse, në shkollë përpos 20 gushtit kur duhet të paraqiten para fllimit të mësimit mund të jenë edhe për të marrë pjesë në trajnime.

Hoxha-Beqiri thekson se pushimi i mësimdhënësve nuk mund të barazvlerësohet me punëtorët tjerë të Kosovës, pasi mësimdhënësit nuk kanë kontratë që e përkufizon këtë pushim.

Sikurse drejtorët komunalë që nuk mohojnë se mund të ketë dhe mësimdhënës që obligohen të shkojnë në shkolla pa pasur aktivitet, edhe eksperti i arsimit, Jonuz Salihaj, pohon se një dukuri e tillë në sistemin arsimor të Kosovës ekziston.

Ai vlerëson se pa një planif kim të qartë të trajnimeve dhe obligimeve në shkolla, mësimdhënësit do të respektojnë orarin e punës-pushimit pa dobi. Salihaj thotë se një mësimdhënës deri me një korrik ka punë siç duhet në shkollë, përndryshe ai thotë se përgjegjësia e punës lidhur me plotësimin e ditarëve, librat amë… iu takon pastaj kujdestarëve të shkollave.

Edhe për regjistrimin e nxënësve në shkolla pas 1 korrikut, ai thekson se mund të lihet një mësimdhënës kujdestar dhe nuk ka nevojë të maltretohen të gjithë mësimdhënësit të paraqiten në punë.

Realisht, sipas tij, mësimdhënësit do duhej të paraqiten dy javë para se të fllojë mësimi për t’u përgatitur për fllimin e procesit mësimor, dhe Salihaj përmend si datë 15 gushtin që mësimdhënësit do të njiheshin përmes trajnimeve me ndryshimet e reja, kurrikulin, ndonjë metodologji nga ekipet profesionale që do të shkonin në shkolla dhe jo mësimdhënësit të vijnë në hotel “Emerald”, siç shprehet ai, për të ngrënë një drekë në emër të trajnimit.

Ai thotë se aftësimi i mësimdhënësve po bëhet ad hoc si me mbështetje të USAID-it, përkrahjes zvicerane... dhe jo si trajnim në nivel institucional, sipas gjendjes. Salihaj madje thekson se po të mundësoheshin këto trajnime në shkolla edhe Ministria e Arsimit, por edhe drejtoritë komunale arsimore do të njiheshin me problemet që kanë mësimdhënësit.

Sipas tij, problemet në shkolla dallojnë shumë nga vendet rurale dhe ato urbane, pasi shkollat në disa vende nuk kanë fare laboratorë dhe trajnimi, sipas tij, duhet të bëhet në përputhje me nevojat dhe kushtet që kanë shkollat dhe mësimdhënësit.

Por, ky planifkim institucional për përgatitje para se të fllojë mësimi, ai thotë se nuk po ndodh dhe se mësimdhënësit edhe rastis të shkojnë në shkolla sa për të dhënë nënshkrim.

Salihaj thekson se mësimdhënësit nuk u përcaktuan nëse janë shërbyes civilë apo punëtorë shtetërorë, prandaj, sipas tij, pushimi i mësimdhënësve është lënë i lirë, pa u specifkuar në kontratë.

Kthehu mbrapa

Shto koment