Një shkollë e mesme dhe një fillore startojnë në shtator

21.08.2012 (komentet: 0)

Gjilan – Bujar Nevzati drejtor i arsimit tha se shkolla e re në lagjen Qarku hapet më 3 shtator kurse ajo e bujqësisë më 20 shtator. Gjilani po përmirëson ngadalë, por sigurt infrastrukturën shkollore. Infrastruktura shkollore në Komunën e Gjilanit çdo ditë po vije e po përmirësohet. Tashmë janë në përfundim e sipër dy shkolla të reja. Bujar Nevzati drejtor i arsimit tha për rajonipress se në lagjen Qarku shkolla e re pritet të përurohet më 3 shtator ku merr pjesë edhe ministri i Arsimit Ramë Buja.

 


“Kjo shkollë është moderne dhe ka kushte ekstra të mira e të mjaftueshme për të zhvilluar arsim cilësor” tha Nevzati. Shkolla e re në lagjen Qarku është investim i MASHT në vlerë të 1 milion e 100 mijë eurove. Në këtë shkollë ende nuk janë caktuar paralelet e as kuadri mësimor pasi janë në proces të intervistimit dhe në proces të sistemimit të nxënësve.

Një shkollë tjetër e mesme e cila po ndërtohet për nevojat e nxënësve të shkollës bujqësore është në përfundim dhe pritet të jetë e gatshme më 20 shtator. Kjo shkollë sipas Nevzatit është duke u ndërtuar falë Danidas e cila ka dhënë 400 mijë euro dhe komuna e Gjilanit e cila ka participuar me 200 mijë euro.

“Kur të startoje kjo shkollë atëherë nxënësit e mjekësisë dhe Fakulteti i Edukimit do të kenë vend të mjaftueshëm për të zhvilluar mësimin” tha Nevzati. Ndryshe sipas drejtorit të arsimit këto investime tejet përmbajtësore e përmirësojnë dukshëm infrastrukturën shkollore në Gjilan.

Gjithashtu duke u punuar e ndërtuar është edhe Gjimnazi i ri i cili pritet të jetë i gatshëm kah janari i vitit 2013. “Edhe kjo shkollë është investim i MASHT në vlerë të 1 milion e 100 mijë eurove” tha Nevzati./rajonipress/

Kthehu mbrapa

Shto koment