“Në zaman t’njasaj furie” kënga fituese e “Fest Flakës”

27.01.2012 (komentet: 0)

Kënga “Në zaman t’njasaj furie” e interpretuar nga këngëtari Liridon Sadriu ishte kënga fituese e Festivalit të Këngës Popullore “Fest Flaka 2012”, që mbahet në kuadër të Manifestimit Kulturor shumëdimensional “Flaka e Janarit”.

 

“Fest Flaka 2010”,  para publikut solli këngëtarë e artistë nga të gjitha trevat kombëtare të cilët interpretuan drejtpërdrejtë, nën përcjelljen e Formacionit Orkestral të Trupës Artistike Muzikore të qytetit të Gjilanit, me orkestrues Ylber Asllanaj, me skenar Llesh Nikolla e koordinator Mehmetali Arifi. 

Nën modelimin e Enkeljejda Arifit dhe Llesh Nikollës, në skenë janë ngjitur 14 këngëtarë që interpretuan këngë nga të gjitha trevat si: Blerim Lamallari  - Këngë për Haxhi Zekën”,  Faton Isufi – “Kaqurrelat”, Kaltrina Hajdari –  “Syjeshile gojësheqere”, “Zahir Bislimi  - “Dashuria si rrufe”, Naser Beqiri – “Kur pata një lule t’bukur”, Resmie e Berat Krasniqi – “Kosova-Çamëria”, Hysni Alushi – “Vajzës çame”, Merita Sahiti  - “Karajfili në saksi”, Ardit Stafaj – “Moj dashnore të gjykoftë perëndia”, Liridon Sadriu – “Në zaman t’njasaj furie”, Rexhep Jashari – “Dasma e Malësorit”,  Hysni Klinaku – “ Rexhep Malës e Nuhi Berishës”, Nikollë Nikëprelaj – “Dasho Shkreli” dhe Shkodran Tolaj – “Këngë e pambaruar’.

“Fest Flaka” e cila po vazhdon të ruajë e të kultivojë muzikën e mirëfilltë shqiptare kishte edhe karakter garues me këtë rast juria në përbërje Zekë Jusufi, Sanije Matoshi e Jetmir Rexhepi, ka vlerësuar me vendin e parë. interpretuesin Liridon Sadriu që solli para publikut fuqishëm këngën “Në zaman t’njasaj furie”, derisa i ndau dy vende të dyta:  Hysni Klinaku – “ Rexhep Malës e Nuhi Berishës” dhe Merita Sahiti  - “Karajfili në saksi”, dhe tri vende të treta: Rexhep Jashari – “Dasma e Malësorit”,  Nikollë Nikëprelaj – “Dasho Shkreli” dhe Shkodran Tolaj – “Këngë e pambaruar’.

“Fest Flaka” ishte aktiviteti i fundit i Manifestimit  “Flaka e Janarit 2012”, të cilën e ka shpallur të mbyllur, kryetari i komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa, i cili ka vlerësuar të gjithë ata që kanë bërë mundin dhe përkushtimit që ky Manifestim  për çdo vit të jetë edhe më i mirë, ta ketë përherë rritën e saj, me shpresën që do të vazhdohet tutje me punë, që “Flakën... e radhës ta kemi edhe me të mirë, me vlera konkurruese, e origjinalitet. /2lonline

Kthehu mbrapa

Shto koment