Në Argjentinë agjërohet “vetëm” 10, ndërsa në Norvegji 22 orë

28.06.2014 (komentet: 0)

 

Sot është dita e parë e muajit mysliman të Ramazanit në të cilin besimtarët myslimanët agjërojnë nga mëngjesi i hershëm  deri në perëndim të diellit. Si çdo vit, këtë herë në pjesë të ndryshme të botës besimtarët  do të agjërojë më gjatë se sa në disa pjesë  të botës.

 

Dallimet nuk janë aspak të papërfillshme pasi, për shembull, në Norvegji, agjërohet 22 orë, ndërsa në Argjentinë vetëm 10 orë.

Qendra Ndërkombëtare Astronomike para fillimit të Ramazanit ka botuar një hartë të detajuar, e cila shpjegon gjatësinë e agjërimit në pjesë të ndryshme të botës gjatë muajit të Ramazanit të këtij viti duke vënë në dukje se besimtarët në pjesë të ndryshme të botës agjërojnë gati dy herë më gjatë se besimtarë në pjesë të tjera të botës.

Përndryshe, vlerësimet e ekspertëve të shquar është bërë për ditët në mes të Ramazanit, dhe ditët të tjera gjatë muajit nuk janë shumë të ndryshme.

Kështu në këtë vit banorët e hemisferës jugore agjërimi koha e agjërimit është  dukshëm  më e shkurtër se në  hemisferën veriore, sepse në hemisferën jugore  ndodhet stina e dimrit  dhe kjo është arsyeja pse  agjërimi zgjatë më e shkurtër.

Për shembull, Kili dhe Argjentina këtë vit do të jetë vendet me periudhën më të shkurtër të agjërimit në botë, rreth 10 orë në ditë. Kështu, për shembull,  në qytetin Comodoro Rivadavia në Argjentinë agjërimi zgjat  10 orë dhe 30 minuta.

Koha e  agjërimit rritet duke shkuar  në veri, në mënyrë që shteti ishullor i Komoreve me periudhën më të shkurtër të agjërimit për rreth 12 orë në ditë, dhe pastaj  vjen Somalia.

Në Gadishullin Arabik, kohë më të shkurtër të agjërimit është ajo e   Jemenit, mandej ajo e  pjesës jugore të Arabisë Saudite dhe Omani, e ndjekur nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Katari, Bahreini, Kuvajti, ku agjërimi zgjat rreth 15 orë në ditë.

Duke shkuar kah veriu zgjatet  koha e agjërimit, dhe besimtarët në Turqi agjërojnë  rreth 17 orë, në vendet e Ballkanit 17-18 orë, në veri të Italisë 18, në pjesën qendrore të Francës 19, dhe në disa pjesë të Gjermanisë dhe deri në 20 orë.

Myslimanët të cilët jetojnë edhe më në veri ballafaqohen me një problem tjetër, i cili është se dielli nuk perëndon fare  , dhe kjo është  arsyeja pse këto zona duhet të bëjnë llogaritjet artificiale të gjatësisë së agjërimit gjatë  muajit të  Ramazanit.

Për shkak se  është e pamundur për të agjëruar 24 orë, myslimanët në pjesët veriore të Norvegjisë do të orientohen drejt në pikën më të afërt gjeografike ku qartë është e  përcaktuar dita dhe nata. Gjithashtu, një t mënyrë tjera  është që të orientohen sipas zgjatjes së kohës së agjërimit  të Mekës dhe Medinës. /Ismet Azizi/

Kthehu mbrapa

Shto koment