Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani ka vizituar Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”

30.07.2015 (komentet: 0)

Naim Syla, u.d. rektor në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” se bashku me stafin tjetër të menaxhmentit te UKZ-së, kanë pritur në një takim Ministrin e  Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Imet Rrahmani ma bashkëpunëtorë. U.d. rektori Naim Syla, pasi falënderoi ministrin Imet Rrahmani për vizitën, informoi atë edhe për aktivitetet e Universitetit e sidomos rreh procesit të pranimit të studentëve të rinj për vitin akademik të studimeve 2015-2016. 

Nga ana e tij edhe Ministri I Shëndetësisë Imet Rrahmani u interesua për këtë proces, me theks të veçante ministri paraqiti interesimin e tij dhe të  infermierëve gjilanas, që në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” të punohet në hapjen e një program të ri , gjegjësisht infermierisë, sepse siç tha ministri Rrahmani, Gjilani i plotëson kushtet  duke e pasur parasysh që ekziston shkolla e mesme e mjekësisë,  por që  edhe pas studimeve ata student të infermierisë përvojën e tyre do të mund ta jepnin nëpër institucionet shëndetësore, kur dihet që rajoni i Gjilanit përpos Spitalit Rajonal ka edhe institutin e shëndetit publik, ka Qendra Rehabilituese etj..

Rreth kësaj kërkesë u.d. rektori Naim Syla tha se  do të shikojë këtë ide që siç tha ai, është mjaft e qëlluar dhe e cila do të josh shumë njerëz. U.d. rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe Ministri i Shëndetësisë, biseduan edhe për çështjen e kampusit universitar, i cili është mëse i nevojshëm tani kur numri i studentëve për të qenë pjesë e Universitetit po rritet për çdo vit.  Ministri Imet Rrahmani siguroi u.d. rektortin Naim Syla se për këtë  do të ketë përkrahje të pa rezerve dhe aty ku ka mundësi do ta fuqizojë çështjen e kampusit të universitetit. Të dy bashkë arritën në përfundim se me një angazhim dhe përkushtim të të gjithëve mund të bëhet një punë e mi

Kthehu mbrapa

Shto koment