Mësimi fillon të hënën

19.02.2012 (komentet: 0)

Prishtinë, 19 shkurt - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) njofton të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit se mësimi do të rifillojë nesër, më 20 shkurt 2012, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës.



MAShT njofton se mësimi mund të mos fillojë në disa shkolla në zonat rurale, ku Drejtoritë Komunale të Arsimit vlerësojnë se ende nuk ekzistojnë kushtet që të zhvillohet mësimi, për shkak të borës së madhe që ka përfshirë ato vende.

Ditët dhe orët e humbura do të kompensohen sipas planifkimit të përbashkët të DKA-ve me MAShT-in.

Kthehu mbrapa

Shto koment