MAQEDONIA NË VORBULLËN E FQINJËVE ANTISHQIPTARË

07.11.2015 (komentet: 0)

 

 

"Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë, vini dike të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë, kombi do të harrojë çfarë është dhe çfarë qe".

Brahim Ibish AVDYLI: (Pjesa e XII-të)

 

Thënie e marrë nga gazetari Amerikan, Edward R. Marrow, dhe libri i tij, "A nation of sheep will beget a guvernment of wolves", cituar nga vepra e njohur "Maqedonia shqiptare-në dritën e teksteve dhe dokumentareve historike",Vëllimi i I-rë, Tringa Design, Tetovë 2009, faqe 7.

 

26. Si janë vendosur pakicat "kombëtare" në Maqedoni

 

Siç ju kemi bërë me dijeni në vazhdimet paraprake, sllavizmi,ortodoskizmi, turqizmi e islamizmi, janë armiqtë më rrezikshëm të fundit të Perandorisë Bizatine, të cilët, na e bëjnë kërdinë midis shqiptarëve. E këta janë armiku më potencial, i cili i stimulon bullgaro-makedonët. Zatën, ata e shkruajnë një gjuhë sllave, të nxjerruar nga gjuha kishtare e vëllezërve hebrej Qirili, Metodi dhe Shën Kelmendi, shqiptar, i fésë ortodokse. Prandaj, këtu shpurdhin ata dhe e shpallen veten e tyre me pa të drejtë "makedon", duke kërkuar njëfarë "etnie".

Kur nuk u bënë punë dora kriminale e pushtuesve, atëherë ia mbërrinë dora kriminale fetare. Çka nuk e realizon e para, e realizon e dyta.

Islamizmin dhe ortodoksizmin i keni së bashku, prej Perandorisë Osmane, pra prej turqëve osmanë, që janë i të njëjtit farefis me bullgarët, të fesë tjetër, besimit ortodoksë. Sllavo-grekët-ortodoksët dhe turko-arabo-islamistët janë dy grupet armiqësore për shqiptarët (iliro-pellazgët), deri në fund të fjalës.

Këto nuk janë kombe, kombësi, etnitete. Kjo ka të bëjë me fé. As nuk kanë ekzistuar si "kombe" shtetet ndryshme, p.sh. Turqia, Greqia, Serbia, Mali i Zi, etj. por si njësi të veçanta administative shtetërore.

Në qoftë se bullgaro-maqedonët duan të jenë prapë bullgarë, atëherë mund t`a lëshojnë Maqedoninë, por jo ta "marrin me vete". Në fakt, kjo ide është e mbjellur prej Rusisë, Serbisë, Bullgarisë, Geqisë e Turqisë, etj. dhe u vjen era largë.

Bullgaro-makedonët janë fis i ardhur prej turqisë osmane, njësoj si bullgarët. Me turqit osmanë janë farefis, jo me "turqit armautë", sepse këta të dytë janë muslimanë shqiptarë. E para është kombi, kombësia, etnia, e pastaj vjen féja, sepse secili që do të zgjedh njëren fé është i lirë që t`a bëjë një gjë të tillë. Mirëpo, kjo gjë nuk e përcakton njësinë administative të shtetit e as etninë.

Në qoftë se do bota e gjërë t`i ndajë në bazë të féve të gjitha shtetet, atëherë ka me genet, gjuhët dhe kombet mosmarraveshje të mëdha.

Bota e gjërë nuk e ka asnjë shtet të vërtetë fetar. Në mes të tyre ka a-fetarë, ateistë, apo të feve të tjera. Kriteri kryesor është kombi apo etnia.

Problemi kryesor për Evropën e Bashkuar dhe Botën do të jetë kombi i vërtetë iliro-pellazg e shqiptarë. Prej Azisë së Vogël e deri në skaj të Evropës së Bashkuar janë pellazgët. Galët, Frankët e Keltët janë tashëgimtarë dhe vëllezërit e Ilirëve. Nyja e lidhur në fyt nuk do të marrë veshë për genet, gjuhën e territorin. Duket se është nyja gordiane, e cila, siç thonë, vetëm me shpatë mund të zgjidhet.

"Është largë mendjes që Europa mund të ushtrojë paqen duke humbur të drejtat e këtij kombi, ose duke e ndarë tokën e tij. Pa u siguruar liria e plotë e shqiptarëve është i pamundur ndalimi i luftës dhe parimi për të hapë një plagë të re e të helmatisur në politikën e Ballkanit",do të thoshte Georg Fred Williams (1852-1932), Ambasadori i SHBA-së, madje vëzhgues i Komisionit për caktimin e kufijve të Shqipërisë, të cilës iu grabitën Epiri Jugor-Çamëria nga Greqia; e tërë toka e saj prej shteteve sllave nën IRJM-në; e tërë Kosova dhe pjesët shqiptare nën Serbinë; e tërë toka shqiptare nën Malin e Zi; të mos flasim për trojet e tjera pellazgo-ilire deri në Azi të Vogël. Williamsi e shkroi këtë libër gjatë kohës kur ishte vëzhgues i Komisionit Ndërkombëtar dhe Ambasador amerikan në Greqi dhe në Mal të Zi.

Në të vërtetë, pa i marrë të gjitha trojet e veta amtare, sado që ndonjëri nuk është i informuar mirë dhe ndodhet në trusninë indirekte të agjensive sllave, Bota e gjerë dhe Evropa e Bashkuar asnjëherë nuk do të kenë paqe, siguri e liri, sepse kurdoherë do të jetë i gjallë shqiptari, i cili, papushim, do të flet me gojë.

Meqë e kemi fjalën për Maqedoninë, po i kthehemi asaj. Është fjala për fénë. Në fakt, nuk mundë t`i "udhëheqë"féja bullgarët e Maqedonisë në të gjitha përpjekjet e tyre të përmendura nga ana e jonë mëse një apo dy shekuj, kur është pranuar botërisht një cukël e vogël prej tokës sonë, Shqipëria, si "shtet" i pavarur.

Atëherë, gjatë dy viteve, 1910-1911, luftonim në Shkup të Maqedonisë, ku nuk ka ekzistuar asnjë "makedon" dhe gjithmonë përpara kësaj kohe janë shkruar si "bullgarë", e edhe në Prilep të Maqedonisë, ku kanë qenë të barabartë me të tjerë, me shqiptarë dhe turqit "arnautë", të regjistruar kështu nga pushteti osmanë.

Pushteti osmanë me fé ka menduar se i ka kthyer pjesën dërmuese të kombit shqiptarë në "turq arnautë", dhe i ka regjistuar si të tillë, por ku ka mundur i ka regjistruar vetëm "turq", të cilët e kanë pranuar paqësisht besimin e fenë islame; janë lutur dhe i kanë pranuar xhamitë dhe teqet turke osmane si të tyre, madje kanë filluar të flasin e shkruajnë ndryshe nga shqipja, e cila flitej deri në fund të shekullit XIX e fillim të shekullit XX, por nuk mësohej nëpër shkolla, sepse ishte shqiptari në një gjendje më të varfër se sot dhe nën direktivat shkombëtarizuese.

Ata e përkrahin pushtetin nëse duan të mos ndiqeshim e luftoheshin, i ngjitnin emrat tuk e islam për fëmijët e tyre e thoshnin me krenari se "jam turk". Nuk e dinin gjuhën dhe e harronin, nëse e kanë ditur, sepse mund t`a ndërronin, por kombin jo. Gjenet e tyre do të mbeteshin përherë ilire, pra hiper-brakicefale.

Kështu, janë të fryera statistikat e popujve, përrreth, edhe në Maqedoni.

 

27. Statistikat e fryera dhe statistikat reale të Maqedonisë

 

Statistikat e fryera të regjistrimeve të popullsisë së përgjithshme të Maqedonisë, sidomos që nga marrja e kësaj treve nga të ashtuquajturit "sllavo-makedonë", që tregojnë se e flasin sllavishten, por nuk janë sllavë dhe jetojnë në Maqedoni të ardhur prej Bullgarisë e do ta bëjnë me dhunë e dredhi patjetër të veten nëpër këtë shtet, kështu që jo vetëm të quhen "makedon", çka nuk është aspak e vërtetë, i regjistrojnë shqiptarët ortodoksë në "makedon" dhe e flasin "makedonishten", e cila është de facto bullgrishtja, me disa shtesa për dallim nga ajo me "ta-ta"-të e saj, pra do të asimilohen tërësisht ose do t`i lëshojnë këto treva të kahmotshme të lindjes së tyre gjenetike pellazgo-ilire dhe shqiptare.

Ndër shumë argumente shkrimore apo të dhëna indirekt edhe nga shqiptarët e kësaj ane, që janë të lidhur me kryesinë e këtyre patrive, VMRO-DPMNE, të cilat janë parti të qendrës së djathtë, e të cilat udhëhiqen nga Kryeministri i Republikës se Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili na është tashmë "i njohur" me profilin e vet antishqiptarë, partia e Gruevskit e tregon me të vërtetë fytyren e vet, këtë vit, në tetor, që po e trondit Maqedoninë, në mënyrën më skandaloze.

VMRO-DPMNE është parti qeverisëse konservative, e cila këtë qëndrim e ka dëshmuar me veprimtarinë e saj, krahas LSDM, por komunikata e tetorit 2015 të kësaj partie është mëse skandaloze, në të cilën jo vetëm se kjo parti "e varrosë" njëherë e përgjithmonë Marraveshjen e Ohrit dhe e tregon konservatorizmin e saj se "shqiptarët nuk do të flasin shqip". Kështu, në partinë konservative VMRO, i kanë marrë pozitat e larta ata të cilët janë të féve të ndryshme, turqit dhe goranët, si p.sh. Nermin Telovska, në Komunitetin Eksekutiv të VMRO-së; apo muslimanët Nola Ismailovska dhe Fatmir Imerovki, nga Mavrova, të cilët, kundër shqiptarëve nuk pushojnë së punuari, pa turp e dinakëri.

Por lajmi më i tmershëm është "lajmi" që vie nga Komuna e Dibrës, ku "edhe të vdekurit" shndërrohen në osmanë, e cila ndodhë me varrezat e kësaj komune, e cila është qendra e mirënjohur mbarëshqiptare, jo vetëm për luftërat e pandara me Perandorinë Osmane, por edhe me serbo-sllavo-bullgarët. Ne ende i këndojmë në të gjitha trevat tona, këngët e dhimbshme: "Hajredin Pasha, po i bjen Radikës" apo këngët e Elez Isufit. Patjetër, ne e njohim historinë tonë kombëtare...

Komuna e Dibrës, për të realizuar varrezat me donacionin turk nga agjencia turke për zhvillim "TIKA", e ka ndryshuar trungun shqiptar të këtyre varrezave. Është një turp i madh në historinë e varreve tona. Ato varreza kanë qenë varreza të ushtarëve të ushtrisë osmane, si jeniqer, të cilët, që në fëmijëri ishin shqiptarë, e të cilët i ka ekzekutuar padishahu turko-osmanë apo kanë vdekur vetë.

Kështu gjurmët shqiptare mbulohen me të vdekurit, me emra e mbiemra turke, sepse janë "turk-arnautë" e jo turk-osmanë, pra kanë qenë shqiptarë islam.

Bullgaro-maqedonët përpiqen me çdo kusht që të zvoglojnë edhe në statistikat e tyre numrin e përgjithshëm të shqiptarëve dhe t`i shpallin sa më shumë që të jetë e mundur grupe të tjera të etniteteve, si p.sh. ordodoksit shqiptarë-makedon; shqiptarët islamist-turkë, vëllezërit tanë që flasin gjuhë roume-vlleh; shqiptarët që flasin gjuhën shqipe por janë të fesë islamike, t`i hedhin nën ndikimin e turqisë apo shteteve arabe, etj. Pakica sllavo-makedone sundon agresivisht shumicën ilire dhe shqiptare, të cilët, përpiqet me çdo kusht shumë më pak t`i deklarojë.

Ky problem kryesor i "mekedonëve" bëhet akoma më i theksuar kohët e fundit dhe problemi kryesor është sidomos në demografi.

Përdorimi i paskrupullt i strukturave shtetërore të Republikës së Maqedonisë ka të bëjë më së pari me diskrimimin e hapur të shqiptarëve. Ata mendojnë vetëm për të dominuar shtetin dhe për të ekzistuar si shumicë bullgare, por të quhen edhe ndryshe. Ata mundohen të bëjnë ndonjëren karakteristikë. Kështu shteti maqedonas merakoset për qytetarët e njëres etni: sllavo-makedonët.

Por, lindshmëria e ulët e të ashtuquajturve "makedon", sipas të dhënave legale e Entit Shtetëror të Statstikave në Maqedoni, ka një efekt të pashmangshëm të tij rrezikun se në një të ardhme jo shumë të largët e nuk mund të jenë etniteti më "i madh" i cili e mbanë shtetin. Dhe, ky shtet legjitim është e sigurtë se nuk mund të mbajë, as me shovinzëm, pjesën dërmuese të shqiptarëve.

Edhe në qoftë se i zënë për "makedonë" mendja e shpërlarë e shqiptarofolësve, të cilët vrapuan si "gomari pas barit të njomë" në lëndinë të kullotur shumë herë dhe i quan kështu bullgarët e Maqedonisë, nuk gjënden asnjë gazetë, as organi i vetëm shqiptar, i cili i ka nxjerrur para 115 viteve të regjistruar si "makedonë". Ne nuk e dimë as si ka mundësi që t`a pranojë këtë proçkë Evropa e Bashkuar, sepse e shohim të vëtetën me sy të kthjelltë se statistikat e fryera të armiqëve tanë. Sllavo-bullgarët do të bien përdhé në Maqedoni dhe janë duke u bërë pakicë ndër shqiptarët, të cilët, nga vullneti i Zotit të Madh, përditë po shtohen.

E kemi parë se si janë asimiluar shqiptarët edhe në Maqedoni. Me kohë, ne i mbajmë lidhjet tona me shqiptarët ortodoksë. Ata kërkojnë liri, drejtësi, liturgji në kishat ortodokse vetëm në gjuhën shqipe, sepse janë një numër i kosiderueshën i shqiptarëve ortodoksë, që nuk flasin më gjuhën e tyre amtare. Mbajtja e liturgjive në gjuhën shqipe, do të ndihmojë për njohjen e tyre me të kaluarën amtare, sepse tani nuk e dinë çka janë, thotë kryetari i nderit të shoqatës "Josip Bageri", Branko Manojllovski, i cili angazhohet për afirmimin e pjesëtarëve të këtij komuniteti.

Nëse mblidhet numri i banorëve të 17 fshatrave të Rekës së Epërme dhe numri i të gjithë ordodoksëve të tjerë nëpër Maqedoni, të cilët e kanë origjinën shqiptare dhe pellazgo-ilire, do të ndyshojë dukshëm shifra e vërtetë e shqiptarëve dhe ata do të jenë shumicë e këtij vendi.

Branko Manojlovski dhe Branko Sinadinovski janë të dytë shqiptarë ortodoksë nga Reka e Epërme, të cilët thonë se shqiptarët ortodoksë të kësaj ane kanë jetuar në errësirë të madhe dhe ata do të kishin nevojë për një dritë, sepse përpjekjet e Josip Bagerit për gjuhën dhe shkollën shqipe, pa harruar edhe luftën për çështjen shqiptare, nuk do ta kishin lënë pas dore, por do ta kishin vazhduar edhe sot.

Janë këto dhe të tjera materiale të nevojshme për t`i alarmuar mediat bullgare dhe mediat bullgaro-maqedone nga Këshilli Shtetëror për Statistika, i cili, në fakt i ka përmbledhur të dhënat e natalitetit dhe mortalitetit prej vitit të largët 1948 deri në vitin 2013. Lindja e etnitetit të quajtur "makedon"ka rënë 50 përqind.

Në të vërtetë, rajonet statistikore, siç e thotë faqja e Eniklopedisë së Lirë, janë vetëm për qëllime ligjore dhe statistikore, të cilat janë të ndarë në 8 rajone: rajoni Verilindor; Pellagonia; Pollogu; Shkupi; rajoni Juglindor; rajoni Jugperëndimor dhe Vardari apo Bardhari, siç duhet të thuhet në gjuhën shqipe.

Nuk janë ndarjet e tilla siç i kritikojnë gazetat shqiptare, por rajone ligjore e statistikore, të cilat janë vënë me emra të vet, duke u ndihmuar edhe nga anët e kahjes. Vetëm Shkupi, që quhet "Skopje", e Bardhari që quhet "Vardar", duhet të përmirësohen. Me ndihmën e Bashkësisë Ndërkombëtare janë dhënë këto ndarje.

Republika e Maqedonisë, si shtet, nuk duhet të ndahet, midis armiqëve tanë.

Statistikat reale do të nxirren gjatë një marrje të pushtetit qendrorë në vend nga ana e shqiptarëve dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, duke i vetëdijesuar ata të cilët flasin "makedonisht", sepse janë të mashtruar nga ana e bullgarëve...

 

28. Republika "e panjohur" në sy të armiqve tanë

 

Krahas bullgarëve të Maqedonisë janë edhe serbët e Serbisë. Ne ende e kemi të freskët përpjekjen e shqiptarëve të vetëdijësuar që u përpoqën të rrënojnë me gjë-sende të forta e çekana shtatoren e mbretit serb Car Dushanit, e cila ishte ngritur ilegalisht nga struktura të panjohura në Shkup, të cilin e dimë kush ka qenë.

Po e përmendi kësaj radhe se stërgjyshi im, Avdyl Ali Veseli, gjatë luftimeve në betejat e atëhershme për çlirimin e Shkupit nga bullgarët, me 1910-1911, i prirë nga dyshimi në prijësit e veçantë të shqiptarëve se ata bënin diçka të padenjë, i pa bajraktarët duke marrë duçit e zhgunit me dukat nga Cari i atëhershëm i Serbisë për të sabotuar luftën e shqiptarëve. Për këto e hodhi në Kuvendin e Burrave këtë çështje për shqyrtim, detalisht, dhe p.sh. Bajraktarit të Botushës, Sylejmon Agës, i tha që të mos kthehej me këto të holla në Botushë, por ai u kthye në vendin e tij dhe ua organizoj të vriten gashi, morina e berisha, 90 vetë, për vadën e Morinës, në Shqipëri dhe e la tokën djerrë, pa vadë. Prandaj, shumica i lëshuan hiset e tyre të mbetura djerrë. Sylejmani Aga bëri çmos për të shuar familjen tonë.

Që atëherë, bullgarët e morën Shkupin në duart e veta. E kthyen në një qytet që sot nuk njihet si ka qenë paraprakisht, me parrolla e tabela cirilike.

Janë serbët që diktojnë nëpër Maqedoni kthesat e mëdha sllave e bullgare dhe i shrytëzojnë paditurinë e shqiptarëve të përfshirë symbylltazi në hipnozat kolektive parapsikologjike apo duke i hedhur si bijtë të denjë të shqiptarëve, në Kumanovë, nëpër pritat e korruptuara politike shqipfolësve dhe të policisë së Maqedonisë.

Në kuadrin e këtyre gjërave, që vinë njëra pas tjetrës, është shpallur "Ilirida" si "Republikë", pa i llogaritur disa vende të tjera, si p.sh. Manastirin, një ish-komunë shqiptare, tani plot "makedonë", serbë e turq, dhe fshatra të tjera.

Në të vërtetë pa e shqyrtuar se a është e nxitur prej bullgaro-makedonëve apo serbëve me intriga tjera të mëdha, e dimë se po të mos ndahet kjo pjesë e tokave pellazgo-ilire, të mbetura me "shqiptarë të ardhur"- siç thuhet sot nga ata, nuk do t`ua lëjmë të ashtuquajturve "makedon" pjesën më të madhe të tokave e buxhetin kryesor të shtetit. Ata e kanë plaçkitur"emrin" e kombësisë dhe duan të marrin edhe tokat e gjyshërve tanë, bashkë me të gjitha të drejtat.

Nuk do mend se janë të zgjuar, kopilë, dinakë, të fshehtë. Serbët e kanë syrin e shtrigës-plakë. Kosovën e kanë humbur, por Maqedoninë jo, sepse mbahet me ta. Janë të kyqur si në Maqedoni, poashtu jashtë vendit, pra në mërgatë, siç thekson edhe ambasadori i lartë për refugjatë i KB-së, Antonio Guturesh, në takimi e tij me Presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjogje Ivanov, në Gjenevë.

Kanë frigë se herëdokur do të kthjellen pak shqiptarët, do të "zgjohen" njëherë e përgjithmonë nga alivania, nga jeremia, nga fjetja me sy çelur, e do t`i kuptojnë të gjitha intrigat e përgjakura raciste të pushtuesve, të cilët e dinë se kanë humbur ëndërrat e veta, prandaj duan të zaptojnë sa më shumë tokë nga e treta, Evropa e Bashkuar. Shqiptarët janë këtu, por nuk kemi qenë asnjëherë të përgaditur për luftë, e madje as në këtë kohë, sepse merremi thjeshtë me punë.

Intrigat e tyre të vjetra, të ngallura thellë në vetëdijen e njerëzimit, të serbo-rusëve e sllavo-bullgarëvetë Maqedonisë, nën këmbanen e madhe të Greqisë, duan t`a kufizojnë e shkatërojnë kombin pellazgo-ilir dhe shqiptarë prej vitit 1200 të Perandorisë Bizantine e këtej. Jo rastësist provokojnë edhe me ndonjë luftë të tretë botërore. Rusia e ka bërë marraveshjen e fshehtë me Serbinë, siç bëjnë të njohur mediat ruse e serbe, dhe po i sjellë armët e blinduara të saj në Preshevë, tokë shqiptare, bashkë me teritoret e tjera të Bujanovcit e Medvegjës, në lidhje me Maqedoninë dhe Kosovën. Këto lajme e kanë tronditur Ballkanin dhe Evropën. Ajo i ka disa probleme tokësore me Rusine në Ukrainë.

Evropa i di mirë problemet e Rusisë dhe të Ballkanit, për të cilat ne do të flasim ndonjëherë tjetër. Por, po flasim vetëm për këtë pjesë, sepse Rusia nuk do t`i sjellë kot së koti sistetmet raketore ruse, 431px-Buk-M1-2_9A310M1-2, BUK dhe S-400 Triumf. Pak kilometra e ndajnë nga Ferizaj dhe Gjillani, ku ekziston baza e "Bonstill"-it të SHBA-ve dhe Rusia mundohet t`a marrë përsëri.

Të qenit prezente të SHBA-ve në Kosovë, do të thotë vdekje për Rusinë dhe të gjitha shtetet që ajo i mbanë në lidhje të përhershme të saj, edhe Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Bullgarinë, dhe sidomos Greqinë.

Po të mbyllej rruga "vajtje e ardhje" e Serbisë në Ballkan me të tri komunat tona, Preshevë, Bujanovc e Medvegjë, "makedonët" do të vdisnin definitivisht. Është shtet demokratik Evropa e Bashkuar dhe nuk i lejon luftërat direkt nëpër territorin e vet, por ka filluar "lufta çlirimtare" në Ukrainë nga ukrainasit. Ajo, prej pozicioneve më të larta e deri te pozicionet më të ulta i lejon e i ndihmonë indirekt këto luftëra, në favor të të lartëve, sepse me ta sundon apo udhëheqë. Disfavori i shtresave të ulta dhe të varfëra është ky injorim ditor.

Shqiptarët nuk janë ende të futur në Evropën e Bashkuar, por ai është si komb nën disa shtete, të cilat janë të Evropës, d.m.th. i shkapërderdhur; është shumë i varfër kudo; është klani më i ultë dhe ndonjëherë i pazhvilluar me dije e dituri. Ky është kombi më i tradhëtuar në jetë; më i pazhvilluar në Evropë; i papërgaditur për luftë dhe as nuk i karaketat moderne nukleare si Rusia.

Edhe sikur të jetë në gjendje t`a realizojë bashkimin kombëtar, ai ka lënë jashtë këtij "bashkimi" territoret e veta në Greqi, jashtë Çamërisë, si p.sh. Follorina dhe Kosturi, të cilët flasin edhe greqisht. Ndër të parat, do të duhej t`a merrnin tërë Maqenoninë në këtë "bashkim" e të mos e harrojmë ilirinë e vjetër. Aq më pak nuk mund të lejojnë Manastirin, si komunë, jashtë "Republikës Ilirida" dhe as fshatra të tëra të saj. Kjo, është tani e ditur për ne...

Sigurisht se kryesorje e kësaj lufte është Rusia. Ajo e futë Serbinë në lojë. Zatën është Serbia , Bullgaria e Greqia që po i ngutin shqiptarët të "shpallin" një rajon të ngushtë, të mbedhur rreth Tetovës, me emrin "Ilirida", dhe që ata t`a emërojnë veten e tyre si "republikë", duke "i harruar" tokat tjera shqiptare dhe duke mos e patur aspak në sy kuotën më të madhe të vdekjes së sllavo-makedonëve me statistikë. Kështu do të mbeteshin gjallë e shëndosh "makedonët" bullgarë, e edhe nëse vdesin me të madhe, aty janë të tjerë, si p.sh. serbët, bullgarët, ortodoksët, rumunët, rusët dhe turqit. De facto, përmes bullgaro-makedonëve e jo-shqiptaro-maqedonëve, serbët bëjnë çmos për të siguruar një territor apo rrugë të lirë dhe i kanë në lidhje serbët e Maqedonisë deri në Strugë, Manastir dhe Selanik.

Ndoshta kanë pasur të drejtë disa zëra shqiptarësh që thonë me plot gojën se ata që e shpallën disa herë Republikën e Iliridës janë "aventurë e Nevzat Halilit". Ajo nuk është "erë e re për shqiptarët", por tendencë e vjetër dhe e njohur e serbo-sllavëve, vetëm për të përthekuar shqiptarët. "Epoka shqiptare" e shprehë këtë dilemë me vetë seriozitetin e kësaj vepre, e cila "lindi" nga një politikan tashmë të konsumuar me një grusht njerëzish, mu pranë statujës së Skenderbeut.

Por, po i lëmë këto gjëra. Shqiptarët nuk kanë mend t`i udhëheqin këto beteja. Ata duhet të merren me dije, shkencë e politikë. Kombi shqiptar sot nuk ka armë, por duhet t`i marrë me dije, me mend, ani pse armët kanë vetëm shkatërrim, në radhë të parë kur zbrahen në mes të SHBA-ve dhe Rusisë mbi kokat tona.

Shqiptarit i duhen argumente, fat, dije, e t`i shtron mirë për zgjidhjen e çështjes kombëtare dhe njerëzore, me gjakftoftësi dhe maturi, pra me demokraci.

Ruso-sllavo-ortodoksët dhe Rusia janë në kokë të forcës. Me të vërtetë është kërcënimi më serioz dhe më i madh për SHBA-të, por edhe për shqiptarët.

Syri shtrigës është mbi tokat shqiptare dhe janë të shumtë ata që na thërrasin në lojë. Jemi pjesërisht të humbur dhe mund të humbemi tërësisht!...

 

Kthehu mbrapa

Shto koment