Gjilanasit Dorlir Ahmeti i pranohet detyra në Olimpiadën Botërore të Matematikës në Brazil

21.07.2017 (komentet: 0)

 

 

 

Gjilan, 21 korrik 2017  Matematikanit të ri gjilanas Dorlir Ahmeti, i është pranuar përsëri një detyrë e përpiluar nga ai, në kuadër të testit të Olimpiadës Botërore të Matematikës IMO 2017, që po mbahet momentalisht ne Brazil.

 

 

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka uruar Ahmetin për këtë sukses të jashtëzakonshëm, duke thënë se e ka bërë krenar Republikën e Kosovës, e Gjilanin në veçanti.

 

“Dorliri është matematikani i vetëm shqiptar deri më tani, që me detyrat e tij origjinale ka arritë jetë i pranishëm në këto olimpiada botërore të matematikës. Jo rastësisht, e kam nderuar me mirënjohje për të arritura të veçanta javë më parë. Ai e ka bërë krenar Republikën tonë dhe Gjilanin tonë. Urimet më të përzemërta”, ka thënë Haziri.

 

Ndryshe, në kuadër të testit të ditës së parë në IMO 2017, detyra e dytë është përgatitur nga Dorlir Ahmeti. Këtë detyrë të përpiluar nga Dorliri, ekipi shqiptar e ka propozuar në IMO 2017, ku edhe është pranuar.

Kthehu mbrapa

Shto koment