Gagica: Aktorët e teatrit, aktorë apo raste social?!

08.07.2013 (komentet: 0)

Përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, kanë vënë në thum të kritikës së tyre pushtetin në Gjilan për mospërmbushjen e premtimeve kur është në pyetje Teatri i Qytetit dhe aktorët.

Nazim Gagica



Nazim Gagica, sekretar i Degës së AAK-së, në Gjilan thotë se jo vetëm që nuk u përmbushën premtimet për t’u zgjidhur problemet e aktorëve por ato u thelluan sa që tani nuk dihet a kemi aktorë apo raste sociale sepse gjendja e tyre është e rënduar. 

Gagica ka rikujtuar premtimet e të parit të komunës të vitit 2009 se në mandatin e tij qeverisës do të filloj me teatrin duke zgjidhur fillimisht problemet e aktorëve dhe  stafit mbështetës si dhe duke krijuar një teatër i cili do të jetë shembull i Teatrove në Kosovë me çka do të krenohen në fund të mandatit.

Por, sipas Gagicës ky premtim nuk është mbajtur dhe për rrjedhojë edhe ky pushtet po e përfund mandatin pa mundur ti jap përgjigje pozitive pyetje se a mund të krenohemi sot me Teatrin e Gjilanit?

Gagica ka kritikuar drejtuesit e komunës për faktin që vetëm për të pas ndikim të plotë në këtë institucion edhe në përzgjedhjen e stafit menaxhues, ata e morën në menaxhim të plotë Teatrin, duke e larguar nga forma e organizimit të mëhershëm kur Teatri i Gjilanit mbështetej nga Ministria  e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me 51% e me 49% nga Komuna e Gjilanit, për ta kthyer atë me një status si të teatrove amatore.

Gagica vlerëson se kjo është bërë pasi forma e mëhershme e organizimin nuk u shkonte për shtati drejtuesve të komunës që donin kontroll të plotë mbi teatër, por se ky ishte një vendim i tillë i tyre pa analizë të mirëfilltë, vetëm me paragjykimin për të pas kontroll në këtë institucion, e që i solli aktorët e Gjilanit në gjendjen të cilën nuk e meritojnë ata, e të cilët, muaj të tërë, deri edhe në gjashtë muaj, presin një pagë minimale që nuk përmbushë dhe nuk plotëson nevojat e një artisti.

Gagica thotë se me një pagë të tillë, e cila edhe u vonohet, artistët nuk mund ti shlyejnë as borxhet në kioskën afër Teatrit në të cilën kioskë shërbehen në formë të huas deri sa t’i marrin pagat e tyre.

“AAK-ja mendon se duhet të intervenohet urgjentisht me qëllim që të ruhet dinjiteti i artistit në radhë të parë, për tu përmirësuar mirëqenia e tij, në  mënyrë që shpirti artistik i tyre të jetë  në gjendje dhe i gatshëm të krijojë vlera me qëllim që ky institucion të rris satisfaksionin  e qytetarëve gjilanas dhe më gjerë, ashtu siç ishte dikur”, ka thënë Gagica.

Me gjithë këtë, Gagica thotë se si njohës i Teatrit vlerëson se aktorët po japin maksimumin dhuron Teatrin  për dy shfaqje premier të  shkëlqyera që u dhanë në javën e fundit dhe përgëzon  vullnetin artistik të aktorëve dhe gjithë stafit mbështetës të këtyre shfaqjeve. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment