“Folk Flaka” mbrëmje që mblodhi artdashësit e folklorit në Gjilan

31.01.2016 (komentet: 0)

Teatri i Gjilanit këtë muaj ka vluar nga aktivitete të ndryshme kulturore, gjë që ka ndikuar edhe në orientimin e qytetarëve pandërprer që ti mësyejn kësaj dere të artit dhe kulturës.

 

 

Gjatë natës së mbrëmshme në këtë institucion, në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2016”, ka kumbuar daullja, është hedhur valle e gëngë me çifteli, duke u prezantuar vlera folklorike që i kushtohj heronjëve dhe dëshmorëve të rënë për liri.

 

Me këtë rast kryetari Haziri, në fjalën e tij ka i ka dhënë mbështetje folklorit dhe dhe vlerave të pasura që ka Gjilani në këtë fushë, duke garantuar që kjo do të jetë pasuri shtesë në manifestimin “Flaka e Janarit” edhe gjatë të ardhmes.

 

“Folklori në Gjilan është pjesë e pasur e kulturës muzikore, që është ruajtur e bartur brez pas brezi. Ky element është pasurim edhe më i madh i “Flakës së Janarit” e posaçërisht i pjesës muzikore. Mbështetja e Komunës së Gjilanit përherë do të jetë edhe më e fuqishme gjatë të ardhmes sepse gjithçka që është kulturë, dhe që ruan apo ndikon në pasurimin e kulturës gjilanase do të ketë mbështetjen e Komunës”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Haziri.

 

Ndryshe, në këtë mbrëmje kanë prezantuar ansamble të ndryshme nga Gjilani, dhe qytete të tjera të Kosovës, të cilët kanë sjellur para publikut valle të ndryshme burimore, sikur edhe këngë patriotike në kujtim të heronjëve dhe dëshmorëve të kombit.

Kthehu mbrapa

Shto koment