Dokumente nga gjenoncidi Serb në Sanxhakun e Nishit (Albanian Golgotha)

08.06.2016 (komentet: 0)

 

 Sadik Mehmeti

Dokumente në gjuhën osmane, për muhaxhirët midis viteve 1869/1912, ruhen në Arkivin e Maqedonisë në Fondin me numër 10.9.86/106 dhe 1.10.9.327/347: Turskata Uprava od 1869 do 1912 për komunat: Shkup, Veles, Kratovë, Kriva Pallankë, Kumanovë, Radovishtë, Tetovë dhe Shtip.Sipas këtyre dokumenteve, del se:

 

Ditën e hënë të datës 13 nëntor 1882 (1 teÅŸrin-i sani 1298) në Mëhallën e Urës në Tetovë ishin vendosur në një shtëpi 4 anëtarë të familjes së Mustafa Bahtijarit nga Sofja.

Në Mëhallën Ahmed beg, po ashtu në Tetovë, ishin vendosur 2 anëtarë të familjes së Mehmetit, të birit të Haxhi Çelebiut nga Sofja, 3 anëtarë të familjes së Talib Emrullahut nga Dubnica, 4 anëtarë të familjes së Ibrahim Hysejnit nga Leskovci.

Në Mëhallën e Re ishin vendosur 2 anëtarë të familjes së Hasan Aliut nga Sofja, 3 anëtarë të familjes së Ahmed Naimit nga Sofja, 3 anëtarë të familjes së Sylejman Jakupit nga Sofja, 6 anëtarë të familjes së Hasan Ymerit nga Leskovci, pastaj bashkëshortja e Mustafë Kurtishit nga Vranja, 3 anëtarë të Hysejn Azizit nga Leskovci, 3 anëtarë të Ahmet Hysejnit po nga Leskovci, 4 anëtarë të familjes së Lutfi Ahmetit dhe 2 anëtarë të familjes së Mahmud Ismailit që te dy nga Rahova dhe 2 anëtarë të familjes se Seid Sejdiut nga Qystendili.

Në Mëhallën Myslimane të Varoshit ishte vendosur familja 3-anëtarëshe e Miftar Ymerit nga Shehrikoji.

Në Mëhallën e Xhamisë Atik, po atë ditë (e hënë 13 nëntor 1882), ishin vendosur nga Leskovci 4 anëtarë të familjes së Bajram Kamberit, 3 të familjes së Shaban Fazliut, 2 të familjes së Ramiz Avdiut dhe 6 anëtarë të familjes së Xhelalduin Latifit, kurse nga Vraja në këtë mëhallë ishin vendosur 7 anëtarë të familjes së Hafiz Mustafa Saqipit dhe 3 anëtarë të familjes së Mustafa Salihut.

Në Mëhallën e Teqesë ishin vendosur: 5 anëtarë të familjes së Arif Aliut nga Vraja, 3 anëtarë të familjes së Sherif Aliut nga Vraja dhe 4 anëtarë të familjes së Emin Spahiut nga Vraja, 2 anëtarë të familjes së Hysejn Sylejmanit nga Leskovci.

Në Mëhallën e Shehut ishin vendosur 7 anëtarë të familjes së Bajram Hysjenit nga Leskovci, 7 anëtarë të familjes së Emin Ibrahimit nga Nishi dhe 4 anëtarë të familjes së Mehmet Ali Saqipit nga Vraja dhe 4 anëtarë të familjes së Mehmet Mustafës nga Leskovci.

Më datën 1 teÅŸrin-i sani 1303 në Mëhallën e Shehut ishte vendosur familja 5 anëtarëshe e Ismail Mehmeit nga Leskovci.

Më 13 shkurt 1883 (1 ÅŸubat 1298), ditë e martë, në Mëhallën e Shehut në Tetovë ishin vendosur nga Leskovci: 3 anëtarë të familjes së Ali Mustafës dhe 4 anëtarë të familjes së Mustafa Mehmetit, pastaj 2 anëtarë të familjes së Ymer Ishakut nga Rahova. Nga Nishi ishin vendosur 4 anëtarë të familjes së Nazif Aliut, 3 anëtarë të familjes së Dervish Mehemtit, 4 anëtarë të familjes së Mahmud Osmanit dhe 5 anëtarë të familjes së Salim Osmanit. Nga Vranja ishte vendosur bashkëshortja e Agushit, kurse nga Prokuplja 4 anëtarë të familjes së Shaqir Hysejnit.

Më datën 13 korrik 1885, e hënë (1 temmuz 1301) në Mëhallën e Shehut ishin vendosur 8 anëtarë të familjes së Mustafa Ismailit nga Leskovci, 3 anëtarë të familjes së Ahmet Mehmetit nga Berkovca, 3 anëtarë të familjes së Shaqir Hysejnit nga Nishi, 5 anëtarë të familjes së Ismail Osmanit nga Leskovci.

Më datën 12 shkurt 1883, e martë (1 shubat 1298), po në Mëhallën e Shehut ishin vendosur 2 anëtarë të familjes së Ibrahimit Aliut nga Berkovca, 4 anëtarë të familjes së Rashid Osmanit nga Leskovci, 10 anëtarë të familjes së Asllan Selamit nga Leskovci, 8 anëtarë të familjes së Seid Latifit nga Leskovci.

Më datën 13 prill 1883 (1 nisan 1299) në Mëhallën e Shehut ishin vendosur nga Leskovci: 6 anëtarë të familjes së Shaban Salihut, 2 anëtarë të familjes së Ali Mehmetit, 4 anëtarë të familjes së Mustafa Mehmetit, 4 anëtarë të familjes së Dilaver Mehmetit, 3 anëtarë të familjes së Hysejn Salimit, kurse nga Nishi ishin vendosur 8 anëtarë të familjes së Hysejn Osmanit dhe 5 anëtarë të familjes së Bajram Numanit me kryefamiljar bashkëshorten e Numanit), kurse nga Vraja ishin vendosur 5 anëtarë të familjes së Hasan Aliut.

Po këtë ditë, 13 prill 1883, në Mëhallën e Selxhubegut ishin vendosur 2 1883 anëtarë të familjes së Ymer Ahmetit nga leskovci.

Më datën 13 prill 1883 Në fshatin Ballçishtë të Epërme ishin vendosur 3 anëtarë të familjes së Halil Zejnelit nga Shehrikoji.

Në fshatin Dobridup ishin vendosur 2 anëtar të familjes së Ëik Salihut nga Nishi, 2 anëtarë të familjes së Seid Aliut nga Berkovci dhe 4 anëtarë të familjes së Osman Mustafës nga Leskovci.

Në fshatin Tearcë ishin vendosur 5 anëtarë të familjes së Mehmet Ibrahimit nga Berkovca dhe 2 anëtarë të familjes së Ëik Mustafës nga Vraja.

Në fshatin Poroj ishin vendosur 6 anëtarë të familjes së Hasan Avdiut nga Pllana dhe 2 anëtarë të familjes së Selim Avdiut nga Leskovci.

Në fshatin Xhepçishtë ishte vendosur familja 5 anëtarëshe e Jashar Kasimit nga Vraja.

Në fshatin Neproshten ishin vendosur 2 anëtarë të familjes së Ibrahim Aliut nga Qystendili.

Më datën 13 maj 1889 (1 mayis 1299), ditë e diel, në fshatin Sllatinë ishin vendosur 4 anëtarë të familjes së Mahmud Sylejmanit nga Vraja.

Në fshatin Otoçishtë ishin vendosur 5 anëtarë të familjes së Shaqir Kurtishit nga Prokuplja.

Në fshatin Përshevcë ishin vendosur 3 anëtarë të familjes së Beqir Aliut nga Qystendili.

Në fshatin Strumisht ? ishin vendosur 4 anëtarë të familjes së Mulla Mehmetit nga Nishi.

Në fshatin Baznicë 5 ishin vendosur anëtarë të familjes së Abdylhamid Sylejmanit nga Akova (Bijelo Polje).

Në fshatin Shemshevë ishin vendosur 6 anëtarë të familjes së Zekrija Avdiut nga Nishi.

Në fshatin Nerashtë ishin vendosur 5 anëtarë të familjes së Ibrahim Islamit nga Vraja dhe 4 anëtarë të familjes së Numan Veselit po nga Vraja.

Në fshatin Dobrosht ishin vendosur 3 anëtarë të familjes së Mehmet Ibrahimit nga Qystendili dhe 4 anëtarë të familjes së Rexhep Mehmetit po nga Qystendili.

Në fshatin Zhelinë ishin vendosur 6 anëtarë të familjes së Rrustem Veselit nga Vraja, 5 anëtarë të familjes së Selim Shabanit nga Vraja dhe 2 anëtarë të familjes së Ferhat Sylejmanit nga Vraja.

Në fshatin Milutin ishin vendosur 4 anëtarë të familjes së Tahir Bajramit nga Nishi.

Në fshatin Çellopek ishin vendosur 3 anëtarë të familjes së Ismail Ahmetit nga Nishi.

Në fshatin Sedllarcë e Epërme ishin vendosur 4 anëtarë të familjes së Abdylhamit Ahmetit nga Berkovca.

Në fshatin Progovc ishin vendosur 5 anëtarë të familjes së Ëullah Ahmetit nga Qystendili dhe 2 anëtarë të familjes së Tahir Ibishit nga Shehrikoji.

Në fshatin Reçicë ishin vendosur 6 anëtarë të familjes së Ali Ahmetit nga Ivraca.

Në fshatin Oruç ishin vendosur 4 anëtarë të familjes së Selim Mehmeti nga Lovca dhe 3 anëtarë të familjes së Murat Abdylgfurrit nga Ivarca.

Në fshatin Novakë ishin vendosur 3 anëtarë të familjes së Abdylaziz Hasanit nga nga Berkovca.

Më 13 qershor 1883 (1 haziran 1299), e mërkurë, në fshatin Sellcë e Madhe ishin vendosur 5 anëtarë të familjes së Rexhep Nuredinit nga Vraja dhe 3 anëtarë të familjes së Shaban Rrustemit po nga Vraja.

Në fshatin Reçicë e Madhe ishin vendosur 4 anëtarë të familjes së Ahmet Nuredinit nga Qystendili.

Në fshatin Ballqishtë e Ulët ishin vendosur 5 anëtarë të familjes së Ali Nuredinit nga Qystendili.

Në fshatin Beguncë ishin vendosur 7 anëtarë të familjes së Ibrahim Abasit nga Qystendili.

Në fshatin Begovinë ishin vendosur 4 anëtarë të familjes së Rrystem Xhaferit nga Qystendili.

Në fshatin Novosellë ishin vendosur 4 anëtarë të familjes së Bajram Eminit nga Ivraca.

Në fshatin Lirçe ishin vendosur 3 anëtarë të familjes së Beqir Hasanit nga Leskovci dhe 6 anëtarë të familjes së Sejdi Latifit nga Leskovci.

Në fshatin Gropçishtë ishin vendosur 5 anëtarë të familjes së Rexhep Kurtishit nga Leskovci.

Në fshatin Dobricë ishin vendosur 2 anëtarë të familjes së zonjës Rabishe nga Orhanije.

Në fshatin Radushë ishin vendosur 4 anëtarë të familjes së Hasan Nuhiut nga Radomiri.

Në vetë qytetin/kasabanë e Gositvarit ishin vendosur 5 anëtarë të familjes së Ismail Ibrahimit nga Vraja, 6 anëtarë të familjes së Mulla Bektashit nga Vraja, 6 anëtarë të familjes së Ali Agës nga Nishi, 3 anëtarë të familjes së Mahmud Selamit nga Vraja, 4 anëtarë të familjes së Ibrahim Kadriut nga Leskovci, 5 anëtarë të familjes së Ahmet Veliut nga Shehrikoji, 5 anëtarë të familjes së Mustafa Sylejmanit nga Vraja, 4 anëtarë të familjes së Ahmet Eminit nga Vraja, 3 anëtarë të familjes së bashkëshortes së Haxhi Hasanit nga Leskovci, 8 anëtarë të familjes së Mulla Sylejmanit nga Prokuplja.

Më 13 korrik 1883 (1 temmuz 1299), e premte, në fshatin Forinë ishin vendosur 2 anëtarë të familjes së Mustafa Ismailit, 2 anëtarë të familjes së Ali Ismailit dhe 2 anëtarë të familjes së Ibrahim Ismailit të gjithë nga Berkovca.

Në shatin Dobreshë ishin vendosur 5 anëtarë të familjes së Ademit nga Berkovca.

Në fshatin Negotinë ishin vendosur 6 anëtarë të familjes së Rexhep Ymerit nga Qystendili.

Në fshatin Sekovs ishin vendosur 4 anëtarë të familjes së Mulla Hysejn Abdullahut nga Berkovci.

Në Mëhallën e Teqesë më datën 13 korrik 1889 (1 temmuz 1305), e shtunë, ishin vendosur 3 anëtarë të familjes së Hasan Mehmetit nga Leskovci.

Në Mëhallën e Urës ishin vendosur 3 anëtarë të familjes së Nurijes, e bija e Ahmetit nga muhaxhirët e Bosnjës dhe 2 anëtarët Ahmeti dhe Xhelili nga Leskovci.

Në Mëhallën e Selxhubegut këtë ditë ishin vendosur 2 anëtarët, Aliu dhe Qazimi, nga Leskovci.

Sipas këtyre të dhënave, mund të përfundojmë se në harkun kohor nga data 13 nëntor 1882-13 korrik 1889 në kazanë e Tetovës me rrethinë ishin vendosur gjithsej 490 persona në 121 shtëpi.

Nga gjithë kjo dhe aq sa e njohim përmbajtjen e këtyre dokumenteve, i japim të drejtë vetes të konstatojmë se këto dokumente janë shumë të rëndësishme për të ndriçuar dhe për të njohur lëvizjen e të shpërngulurve shqiptarë në vitet 1877-1890, si dhe vendosjen e tyre në viset e Maqedonisë së sotme.

Këto dokumente mendojmë se duhet të tërheqin vëmendjen e studiuesve dhe të interesuarve që merren me çështjen e të shpërngulurve nga Sanxhaku i Nishit dhe nga trojet e tjera dhe vendosjen e tyre në trevat e Maqedonisë së sotme.
 

/Gazeta InfoPress

Kthehu mbrapa

Shto koment