Departamenti Gjeografisë shënoi 50 vjetorin e themelimit

20.09.2014 (komentet: 0)

 

Ky vit për Departamentin e Gjeografisë së FSHMN, është vit jubilar. Për ta shënuar këtë vit të rëndësishëm, Këshilli Mësimor - Shkencor i Departamentit, organizoi një manifestim me rastin e 50 vjetorit të themelimit. Në shenjë të këtij përvjetori ky këshill nxori edhe monografinë e veprimtarisë dhe të zhvillimit të tij.

 

Ismet Azizi

Me rastin e këtij viti jubilar të premten u mbajt manifestimi i 50 vjetorit të themelimit dhe punës se Departamentit të Gjeografisë. Në manmifestim morën pjesë një numër i madh i gjeografëve, ish mësimdhënësve, musafirëve nga departamentet e ndryshme të Universitetit të Prishtinës, rektorati, ministria e arsimit dhe mysafirë nga Fakulteti i SHMN të Universitetit të Tetovës.

Pas një përshëndetje dhe urimi nga dekani i FSHMN Dr. Tahir Arbneshi, për historikun e themelimit, punës dhe të arriturave foli shefi i departamentit Dr. Shpejtim Bulliqi.

Manifestimin e përshëndeti edhe  Drita Kadriu, drejtoreshë e Depatamentit të Arsimit të Lartë pranë Ministrisë së Arsimit dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Matematike - Natyrore të Universitetit të Tetovës, Dr. Fauzi Skenderi, mësimdhënës i  gjeografisë i diplomuar në Departamentin e  Gjeografisë në  Universitetin e Prishtinës.

Viti akademik 2013 /14 është vit jubilar për Departamentin e Gjeografisë sepse përmbush 50 vjet  të themelimit dhe të punës së suksesshme arsimore, kërkimore e shkencore. Me emrin Katedra e Gjeografisë u themelua në vitin 1963/64 dhe ishte pjesë e Fakultetit Filozofik, në të cilin nga viti 1960 bënin pjesë Katedra e Albanologjisë, Serbo-kroatishtes, Kimisë, Biologjisë, Matematikës dhe Fizikës. Në vitin 1972/73 me vendimin e Këshillit Shkencor-Mësimor, Fakulteti Filozofik u nda në dy fakultete, në Fakultetin Filozofik dhe në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore. Në kuadër të FSHMN  bënin pjesë Katedra e Matematikës, Fizikës, Kimisë, biologjisë dhe Gjeografisë.

Seksioni i Gjeografisë u bë qendra e parë e edukimit dhe e shkencës gjeografike dhe me gjithë rrethanat e vështira të zhvillimit , ky seksion i cili në fillim të viteve 2000 mori emërtimin që e ka edhe sot. Departamenti i gjeografisë arriti të jap kontribut të çmuar në veprimtarinë arsimore dhe shkencore. Departamenti i Gjeografisë për krejt këto vite jetë e punë nxori një numër të madh studentësh, mësimdhënësish dhe ekspertësh të fushës së gjeografisë të cilët për vite  të tëra i plotësuan nevojat e shoqërisë së Kosovës por edhe trojeve tjera etnike.

Drejtues i parë i Katedrës të themeluar në vitin 1963/64 ishte akademik Anatasije Urosheviq, kurse sekretar Mr. Musa Gashi, i cili nga viti 1968 ishte drejtues deri në vitin 1972 kurë kjo detyrë iu besua prof. Mark Krasniqit.  Që të dy profesorët M. Gashi dhe M. Krasniqi për shkaqe objektive nuk ishin të pranishëm në manifestim. Në këtë manifestim nuk morën pjesë as ish mësimdhënësit e këtij Departamenti, kryetari i ASHAK, Akademik Hivzi Islami dhe Akademik Ruzhdi Pllana.

Periudha më e vështirë e punës së Departamentit ishte ajo kur pas masave të jashtëzakonshme që i solli Kuvendi i Serbisë në qershor të viti 1991 pasoi përjashtimi i pedagogëve, i bashkëpunëtorëve dhe i studentëve shqiptarë nga objektet e Universitetit të Prishtinës. Kështu nga viti 1991 deri më 22. 03.199 procesi mësimor u zhvillua jashtë ndërtesave zyrtare të universitetit të Prishtinës.

Departamenti i Gjeografisë sot është institucion mësimor për përgatitjen e kuadrove të reja për institucione shkollore dhe institucione tjera hulumtuese statistikore, gjeodezike, urbanistike etj.  Ky institucion, hulumtues-shkencor, nëpërmjet hulumtimeve të daytime, arrin të ndikoj në zhvillimet në vend.

Departamenti sot punon me sistemin e shkollimit  3+2+3 që përkon me Deklaratën e Bolonjës dhe përputhet me sistemin arsimor në Universitetin e Prishtinës.

Për shkak të mungesës së mësimdhënësve Zeqir Bajrami, Dr. Asllan Pushka, Dr. Qazim Lleshi, Dr. Gani  Gashi, Dr. Sherif Maloku, Dr.  Esat Haskuka, të cilët nuk janë më në jetë, pjesëmarrjen në manifestimin e nderuan familjarët e tyre.

Për punën dhe kontributin e dhënë në themelimin dhe zhvillimin e Departamenti të Gjeografisë me mirënjohje nderuan Dr. Musa Gashi, Akademik Mark Krasniqi, Dr. Riza Çavolli, Dr.Ibrahim Ahmetaj, Dr. Muharrem Cërrabregu, Dr. Tefik Basha. Në post mortum u nderuan: Yeqir Bajrami, Dr. Enver Dukagjini, Dr. Qazim Lleshi, Dr. Asllan Pushka, Dr. Sherif Maloku, Dr. Esat Haskuka dhe Dr. Gani Gashi.

Kthehu mbrapa

Shto koment