“Dashnori i nënës time” pritet jashtëzakonisht mirë nga publiku gjilanas

26.01.2015 (komentet: 0)

Displaying dashnori i nenes time.jpg

 Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2015”, i cili po mbahet në Gjilan në kuadër të manifestimit shumëkulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2015”, ka vazhduar mbrëmë me shfaqjen “Dashnori i nënës time” të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ku në mesin e qindra të pranishmëve në publik ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

 

Shfaqja me autor Adem Mikullovcin dhe me regji të Ilirjana Arifit është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku gjilanas, ku luajtën doajenët e njohur të teatrit Adem Mikullovci e Leze Qena, pastaj Sheqerie Buqaj, Ylber Bardhi etj.

Dy rolet e dashnorëve të para 35 vjetësh në këtë shfaqje i interpretuan tejet bukur dy doajenët e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Adem Mikullovci atë të Zymrytit dhe Leze Qena atë të Jalldëzit.

Pasuria milionëshe që Zymryti tha se i posedon, i ndryshoi mendjen djalit të Jalldëzit, Ilirit, për një martesë me nënën e tij, të cilës i kishe vdekur burri pesë vite më parë, por që në fund doli se Zymryti nuk e posedon atë pasuri.

Kritika e shfaqjes në përbërje: Nehat Islami, Josif Papagjoni e Arian Krasniqi, e vlerësoi lartë realizimin e kësaj shfaqje, që publiku gjilanas i duartrokiti gjatë dhe pas shfaqjes.

Dramaturgu Arian Krasniqi e ka përgëzuar regjisoren Ilirjana Arifi lidhur me faktin se aktorët e brezave në këtë shfaqje kanë funksionuar shumë mirë.

Ndërsa, dramaturgët Josif Papagjoni e Nehat Islami thanë se prej 3 komponentët kryesor të shfaqjes që janë dramatarugjia, regjia e aktrimi, ka dominuar më shumë komponenti i fundit.

Përndryshe, sonte në natën e katërt të Festivalit të Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2015” jepet shfaqja e Teatrit Dodona “Trangullat”, me autor Jahi Jahiu dhe me regji të Agim Selimit.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment