"Abaz Ajeti” më e mira në aktrim

16.10.2012 (komentet: 0)

Në garat e aktrimit të nxënësve të shkollave fillore të qytetit të Gjilanit, në Teatrin e qytetit, pas prezantimit të pesë shfaqjeve, juria e përbërë nga Ekrem Sopi dhe Erson Zymberi regjisorë dhe Fatmir Qerimi aktor, zgjodhi më të mirën shfaqjen me titull “Do të doja”, të realizuar nga Klubi artistik i Sh.M.U’Abaz Ajeti”të udhëhequr nga mësuesja Suzana Demi.


Ernest Zymberi,  koordinator artistik i këtij projekti për shkollat e Gjilanit  u shpreh për Portalin Informativ 2LONLINE, se është i entuziazmuar me paraqitjen e klubeve artistike të nxënësve fillorist dhe njëherësh  jo i befasuar për faktin se Gjilani tashmë ka krijuar një kulturë teatrore dhe traditë në këtë drejtim.
Kurse Florent Mehmeti nga Teatri Oda theksoi se tanimë ky projekt teatror ka arritur objektivat sepse po vërehet një interesim i jashtëzakonshëm i nxënësve për teatër dhe aktrim.
Mësuesja Suzana Demi shfaqja e së cilës doli fituese u shpreh e kënaqur me suksesin e nxënësve pasi sipas saj qëllimi i këtij projekti ishte që përmes aktrimit  të mësohet gjuha dhe mundi i tyre një vjeçar u kurorëzua me sukses për çka falënderon nxënësit dhe prindërit e tyre për mbështetje.
Shfaqja fituese e ‘Abaz Ajetit’, do ta përfaqësoj qytetin  e Gjilanit më 21 tetor në Prishtinë ku do të mbahet finalja.
Duhet theksuar interesimin e madh për këto shfaqje në Teatrin e qytetit, salaa e të cilës  ishte e stërmbushur,por ajo që ra në sy ishte zhurma që krijohej gjatë shfaqjeve që paksa e zbehu këtë ngjarje të rëndësishme teatrore të filloristëve të Gjilanit.
P[rndryshe, ky projekt i Ministrisë së Arsimit i mbështetur nga Zyra ndërlidhëse e Bashkimit Europian në Kosovë, realizohet nga Teatri “Oda” në Prishtinë, /2lonline/a.arifi/

Kthehu mbrapa

Shto koment