Zyrtarizohen shefat e reparteve në Spitalin e Gjilanit

30.01.2014 (komentet: 0)

Gjilan – Të enjten janë bërë publike emrat e shefave që do të udhëheqin me repartet e spitalit të Gjilanit. Drejtori i spitalit Abdylatif Latifi tha për rajonipress se kuadri i përzgjedhur nga intervistat është shumë premtues sepse janë përzgjedhur më të mirët.

Pas intervistave që i kanë kryer kandidatët për shefat e reparteve në Spitalin e Gjilanit të enjten dhe janë bërë publik emrat e të gjithë reparteve në këtë institucion shëndetësor.

Drejtori i spitalit Abdylatif Latifi tha se komisioni tashmë ka përzgjedhur dhe ka ofruar të gjithë emrat e kandidatëve më të mirë për të udhëhequr me digasterët kryesor, raporton rajonipress.

Latifi tha se Spitali i Gjilanit po shkon në rrugë të mirë dhe realisht emrat janë shumë premtues. “Spitali i Gjilanit edhe në vitin 2014 do të vazhdojë me projekte dhe shërbime sa më cilësore për qytetarët e Anamoravës dhe të Kosovës Lindore” tha Latifi.

Sipas listës që është shpallur duke u bazuar nga rezultatet e intervistave Spitali i Gjilanit do të udhëhiqet nga këta shefa të reparteve. 

Në interno është caktuar Halim Hajdari, në koronare - Ismajl Aliu, në urologji - Arif Sermaxhaj, në ORL- Nazmi Emini, në Oftalmo - Besim Maliqi, në Ortopedi - Rrahman Hajdari, në Kirurgji - Sejdullah Mahmuti, në Radiologji - Rabije Ismajli, në Emergjencë - Enver Murtezi, në Infektivë - Xhevat Demiri, në Pulmologji - Xhevdet Latifi, në Psikiatri - Shkelzen Kadriu, në Neurologji - Zymer Kastrati, në Akusheri - Nexhat Sherifi, në Gjinekologji - Maxhide Shaqiri, në QMG - Mevlide Iliazi, në Neonatologji - Rita Berisha, në Pediatri - Sadik Rashiti, në Salla Operative - Halil Basha, në Mjekim Intensiv - Selami Kurteshi, në Anestezion - Isah Berisha, në Dializ - Osmon Ramadani, në Dermatologji - Halide Haziri, në Poliklinika - Agron Leka, në Shërbimi për cilësi - Abedin Salihu, në Shërbime Teknike - Qani Azemi, në Laborator - Nazmije Tahiri dhe në Transfuzion - Esma Mustafa./rajonipress/

Kthehu mbrapa

Shto koment