Zuzaku: Viti 2016, viti i investimeve dhe zhvillimit ekonomik të Gjilanit

12.01.2016 (komentet: 0)

Në konferencën e rregullt të mbajtur nga drejtori i drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Agim Zuzaku, është bërë përmbledhja e punëve të realizuara në vitin 2015 dhe angazhimet e shumta për vitin 2016, që nga drejtori është cilësuar si vit ku do të ketë investime të shumta në të gjitha fushat.

“Viti 2016 do të jetë vit i investimeve, zhvillimit ekonomik dhe i rritjes së bizneseve. Për vitin 2015 kemi arritur të realizojmë projekte që bënë të ndikohet direkt në zhvillimin e konomik me përkrahjen e bizneseve të vogëla dhe të mesme, por edhe mbështetjen e tyre që të jenë të suksesshme në përfitim të granteve të ndryshme nga qeveria e Kosovës apo edhe qeveri jashtë vendit. Fokus i politikave të drejtorisë ishte edhe bashkëpunimi dhe krijimi i urave lidhëse mes bizneseve të Gjilanit me ato ndërkombëtare përmes takimeve të përbashkëta që janë organizuar”, ka thënë ai. 

Ai ka thënë se edhe bashkëpunimi me donatorë dhe investitorë të jashtëm ishte jashtëzakonisht i mirë, duke sjellur ndryshime pozitive në të mirë të qytetarëve të Gjilanit, përmes projekteve dhe investimeve të ndryshme në disa fusha. 

“Bashkëpunimi me komunitetin ndërkombëtar është shumë i mirë përmes programeve të ndryshme si me USAID/ATK, Komisionin Evropian, GIZ, KfW, TIKA, HELP, Cultural Heritage Without Borders si dhe programe tjera të ndryshme që janë kryesisht investime në shërbim të qytetarëve dhe rritjes së zhvillimit ekonomik. Gjithashtu, një mbështetje e madhe ka ardhur edhe nga ministritë e ndryshme në qeverinë e Kosovës”, tha ai. 

Zuzaku ka thënë se falë angazhimeve të shumëta dhe mbështetjes së fuqishme të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, Gjilani ka marrë pjesë në panairin e Cyrihut i cili është dedikuar projekteve madhore ne infrastrukturë dhe krijimin e vendeve te lira te punës , ku ka marrë çmimin “The best City Model Award".

“Projektet tjera që e karakterizojnë vitin 2015, janë edhe organizimi i panaireve me produkte të prodhimit vendor, pastaj programi për zhvillim të rinisë, pastaj projekti “Gjilani Riciklon”, pastaj mbështetja dhe pashkëfinancimi i projekteve me Komisionin Europian në vlerë prej 1.3 milionë euro, programi “Kosova e Bukur” , pastaj programi me USAID-in, Avancojmë Kosovën së Bashku, për vitin 2016 do të investohen mbi 600 mijë euro, si pastrami i lumit në fshatin Kmetoc, ndërtimi qerdhes në lagjen Dardania, asfaltimi i rrugës në fshatin Livoq i Epërm dhe prtojekte të tjera me rëndësi në zhvillim ekonomik dhe punësim”, tha ai, duke potencuar se nga regjistrimi i bizneseve për vitin e kaluar prej 518 bizneseve të reja kemi zyrtarisht të 831 punëtor të deklaruar.

Gjilani këtë vit merr hapat më të fuqishëm të ngritjes ekonomike

Drejtori i DZHE-së u zotuar se në bazë të planifikimeve dhe projekteve nga donatorët dhe nga Qeveria e Kosovës jenë të sigurtë që 2016-ta Gjilanin do ta shndërrojnë në një arenë të madhe të ndërtimit të infrastrukturës, dhe zhvillimit në përgjithësi.

“Nga qeveria e Austrisë, Gjilani përfiton mbi 12 milionë euro investime në rrjetin e kanalizimit dhe rregullimin e dy lumenjve, e që kjo do të ndikoj në zbutjen e papunësisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ka aplikuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në kuadër të fondit IPA1 të Komisionit Evropian, Rregullimi i infrastrukturës për zonën e ekonomike në Llabjan dhe projektit për rregullimi e infrastrukturës rrugore të rrugës “Adem Jashari”, “Zijah Shemsiu”, rregullimi i hyrjeve të Gjilanit”, ka thënë ai në adresimin para mediave. 

Zuzaku ka dhënë lajme të mira edhe për Tregun e Gjelbër, ku do të fillojnë modernizimin e tregut, duke krijuar kushte më të mira dhe duke u përqendruar edhe në aplikimin e energjisë së gjelbër si dhe menaxhimin e mbeturinave për sektorin e tregut. 

Poashtu, do të punohet ngushtë edhe me organizatën gjermane “Help” e cila ka aprovuar projektin “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik përmes fuqizimit të mikro-bizneseve në Kosovë”, ku do të përfitoj komuniteti i biznesit nga se ndahen 40 grante për komunitetin e biznesit. 

“Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik do të përfundoj edhe dy programet e Komisionit Evropian, Programin e BE – BNK Bashkëpunimi Ndërkufitarë Komuna e Gjilanit (KS) & Komuna e Çairit (MK), Programi BE – EURED, Zhvillimi i Agrobizneseve në Regjionin e Gjilanit, që po realizohet nga Organizata CARE dhe ATRC”, ka deklaruar i pari i DZHE-së në Gjilan. 

Si aktivitete tjera janë projekti “Kompleksi i shkollave të mesme” i cili pritet të fillojë gjatë muajit prill 2016, ndërkaq rëndësi do t’u jepet projekteve me Partneritet Publiko Privat, ku në mars do të fillojmë studimet e fizibilitetit për të proceduar me projekte konkrete në pjesën e dytë të vitit. /2L ONLINE/

Kthehu mbrapa

Shto koment