Thellohet kriza në PDK, i iku edhe një këshilltar komunal

14.04.2014 (komentet: 0)

Këshilltari i Kuvendit Komunal të Gjilanit Bajram Hasani, ka braktisur Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), dhe iu është bashkuar “Nismës për Kosovës” që udhëhiqet nga Fatmir Limaj.

-

Këtë dorëheqje nga të gjitha funksionet në PDK dhe kalimin te “Nisma”, e ka konfirmuar për Portalin 2lonline, vet Hasani i cili ka sqaruar shkurt edhe arsyet pse ishte i pakënaqur me PDK, partisë që i takoi deri më sot.

Kështu, pas largimeve të aktivistëve, pjesë e strukturave të PDK-së së Gjilanit nëpër nëndegë, që po ndodhin tani e sa ditë, kësaj vale të largimit iu është bashkuar edhe këshilltari komunal, Bajram Hasani, duke bërë kështu që ky subjekt të ngelë me shtatë këshilltarë në asamblenë komunale të Gjilanit nga tetë sa kishte.

Bajrami ka thënë se PDK assesi të këndellej pas humbjes në zgjedhjet e fundit dhe se sipas tij fundosja e saj nuk ka të ndalur. Sipas tij, PDK-ja e Gjilanit ka kaluar në krizë të thellë të konsolidimit dhe se me këtë çështje nuk janë marrë seriozisht as ata në qendër e as këta në Degë.

Ai është shprehur i pakënaqur edhe me veprime e fundit në Degë me themelimin e trupave koordinues në vend se të zgjedhën strukturat legjitime për mes votës së lirë dhe përmes organeve legjitime si Këshill i Përgjithshëm dhe Kuvendi i degës, duke e konsideruar këtë madje edhe si fyerje ndaj anëtarësisë, elektoratit dhe votuesit të PDK-së.

SI do që të jetë, Bajrami thotë se më nuk e ka ndërmend të merret me PDK-në e Gjilanit dhe problemet e thella aty, pasi ka bërë publike se ka kaluar në “Nisma”. ku tani e tutje do ta zhvillojë aktivitetin e tij politik duke e vlerësuar alternativë të mirë edhe për Gjilanin.

Përndryshe, paralajmërime për ikje nga PDK, ka edhe më, sidomos nga strukturat e nëndegëve dhe se në ditët në vijim pritet ato të bëhen publike. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment