Takimi Haziri-Shabani, bisedohet për hapjen e pikës kufitare Stanqiq-Bellanoc

31.01.2015 (komentet: 0)

Displaying haziri-shabani.jpg

Në kuandër të qëndrimit në Shkup, me ç’rast u zyrtarizua programi i përbashkët ndërkufitar mes Gjilanit dhe Çairit, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka takuar edhe Lirim Shabanin, ministër për vetëqeverisje lokale në Maqedoni.

 

Në takimin mes kryetarit Haziri dhe ministrit Shabani temë qëndrore ka qenë përshpejtimi i procedurave për hapjen e vendkalimit kufitar Stanqiq- Bellanoc.

Kryetari Haziri ka thënë se hapja e këtij vendkalimi është shumë e rëndësishme për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, ku do të përfitojnë qytetarët  e dyja vendeve sikurse edhe ata të Kosovës Lindore.

Haziri tha se me hapjen e kësaj pike kufitare Gjilan-Kumanovë, Gjilanit i rikthehet atributi i Qendrës më të madhe të Anamoravës dhe Kosovës Lindore.

“Gjilani e zgjedh fazën e parë që t’i jep përparësi ekonomisë sociale, e cila tashmë në Europë ka një trend jashtëzakonisht të fuqishëm. Gjilani ka nevojë që të mbështetet kjo lloj ekonomie, në mënyrë që gjendjen sociale ta zbutë. Natyrisht që zejet edhe te ne janë pjesë e angazhimeve. Renovimi i objektit të administratës në kuadër të efiqiencës së energjisë elektrike dhe natyrisht bashkëpunimi ndërkufitar është ajo që e ka bashkuar Europën duke i zbutur kufijtë. Shpresoj shumë që vendkalimi kufitar Bellanoc-Stanqiq, mes Gjilanit dhe Kumanovës ,do ta ofrojë Gjilanin dhe Çairin edhe më afër, në kuptim fizik dhe gjeografik dhe ky është qëllimi kryesor i hapjes së korridoreve jo vetëm të qarkullimit të njerëzve, por edhe të mallrave”, ka thënë kryetari Haziri, pas takimit me ministrin për vetëqeverisje lokale në Maqedoni, Lirim Shabani.

Kthehu mbrapa

Shto koment