Studentët e Gjilanit pa konvikt nga viti i ardhshëm

07.03.2014 (komentet: 0)

Burbuqe Hajrulli nga Presheva, studion në Universitetin Publik të Gjilanit dhe banon në konviktin për nxënës dhe studentë në Gjilan. Përkundër kushteve të mira për banim, ajo nuk mund ta shfrytëzojë edhe në tre vjetët në vazhdim.

 

“Jam studente këtu në Gjilan, në Juridik, vitin e parë, kushtet janë shumë të mira. E falënderoj shumë drejtorin e konviktit këtu, po ashtu, edhe edukatoren. Ushqimi është shumë i mirë, pagesa është e mirë nuk është shumështrejtë”, tha për Kosovapress Hajrulli.

Ajo dhe zyrtarët tjerë komunal nuk janë të informuar se i pari i komunës, Lutfi Haziri, prej vitit tjetër, në këtëkonvikt do të lejojë të vendosen vetëm nxënës, kurse, për banim të studentëve sipas Hazirit duhet të bëjë zgjidhje Ministria e Arsimit.

Ky vendim nuk vlen edhe për, Yllëzon Hazirin, nga fshati Kokaj i cili shkon në Gjimnaz, dhe mund të vazhdojë të jetë banor i konviktit deri në përfundimin e shkollimit të mesëm.

“Jam në shkollën gjimnazi “ Zenel Hajdini”, kushtet këtu janë të mira me ushqim me krejta”, thotë për Kosovapress Haziri.

 

Edhe drejtori në Drejtorinë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa,nuk përmend mos lejimin e studentëve për të banuar në konvikt prej vitit të ardhshëm, por as ndonjë plan për t’i liruar hapësirën nga ana e DKA-së, e as nga ana e Arkivit Ndërkomunal.

Haziri ka thënë për Kosovapress se konvikti është ndërtuar rreth 40 vjet më parë, nga jashtë vërehet vjetërsia e objektit, por jo edhe nga brenda, pasi qëështë investuar pjesërisht, dhe do të vazhdojë të investohet

“Jo ne vetëm këtë vit do të lejojmë. Vitin e ardhshëm nuk do të lejoj studentët me hy në konvikt të nxënësve. Konvikti është i nxënësve të shkollës fillore dhe të mesme, respektivisht i shkollave të mesme. Konvikti nuk mund të shfrytëzohet për nevojat tjera... Ne jemi në program për me renovue nëtansi. Por, si objekt është i Komunë së Gjilanit, dhe për nevoja të komunës do të shfrytëzohet edhe për nxënës, do të shfrytëzohet edhe për arsim edhe për institucionet tjera, por jo për nevojat e universitetit brenda”, thotë Haziri.

 

Përkundër se nuk ka njohuri për një gjë të tillë drejtori i Konviktit, Njazi Hyseni, tregon për një investim që do të filloi nga marsi i këtij viti i financuar nga Këshilli i Evropës, për izolim të jashtëm, ndërrim të dyerve dhe dritareve, e në çatinë e konviktit.

I themeluar pas luftës së dytë botërore, fillimisht për nxënës, pastaj edhe për studentë, Hyseni këtë institucion e vlerëson si të njërëndësie tëveçantë shoqërore.

Kapaciteti i konviktit atëherë ishte me 300 shtretër dhe rreth tre mijë metër katrorë, por me vendosjen e DKA dhe Arkivit, tash shfrytëzohen dy kate të konviktit, apo rreth 1800 metër katrorë.

Aktualisht janë të vendosur rreth një qind nxënës e studentë, dhe ka kapacitet për 120 banues, por NjaziHysenitthotë për kosovapress se, edhe me këtë hapësirë plotëson kërkesat për banim.

 

13 punëtorë kujdesen që banuesit të shfrytëzojnë bibliotekën me 4500 ekzemplarë, duke përfshirë këtu edhe literaturën profesionale, që salla e leximit në secilin katë të jetë e përshtatshme për të mësuar çdo ditë nga nxënësit, që salla për argëtim të shfrytëzohet varësisht prej kërkesave, të ketë ngrohje sa duhet, dhe higjiena të jetë në nivelin e duhur.

video

/KOSOVAPRESS/

Kthehu mbrapa

Shto koment