Së shpejti fshatrat e Gjilanit do t’i kenë Këshillat e tyre

31.03.2014 (komentet: 0)

Gjilan, 31 mars - Fshatrat e Komunës së Gjilanit shumë shpejt që do të bëhen me Këshilla të tyre, në mënyrë që t’i përcjellin problemet e qytetarëve tek Zyra e Kryetarit të Komunës.

 

Për këtë temë është biseduar sot mes kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtoreshës së organizatës joqeveritare “Agro’Eko” Shahadije Rexhepi, ku kjo e fundit tha se qëllimi i këtij projekti, që mbështetet nga Ambasada Amerikane, është që të kjijojë një mjedis më demokratik meqë qytetarët do të participojnë drejtpërdrejt në procesin e vendim-marrjes.

Kryetari Haziri ka falënderuar Ambasadën Amerikane dhe OJQ-në “Agro’Eko” për këtë iniciativë, duke thënë se ky ka qenë objektiv i kahershëm i tij për të dekoncentruar pushtetin në fshatra e lokalitete. Ai tha se ky projekt do ta ketë edhe përkrahjen e Komunës së Gjilanit.

Po ashtu, ky projekt do të mbështesë Komunës e Gjilanit për të zbatuar rregulloren e saj për organizimin e bashkëpunimit me fshatrat, vendet dhe lagjet urbane. Në këtë projekt do të përfshihen edhe të rinjtë dhe femrat.

Formimi i Këshillave nëpër fshatrat dhe lokalitetet e Komunës së Gjilanit, ka qenë premtim kryetarit Haziri në fushatën elektorale, i cili do të realizohet së shpejti.

Kthehu mbrapa

Shto koment