Rrugët e rendit të tretë në Kokaj, Sllubicë e Kacabaç janë në përfundim e sipër

30.07.2014 (komentet: 0)

 Po vazhdojnë punimet në realizimin e katërshes së madhe të prioriteteve infrastrukturore të qeverisjes së kryetarit të Komunës së Gjilanit, LutfiHaziri,thonë zyrtarët komunal.

 

Sipas tyre, pas përfundimit të punimeve nëq ytet e fshatra, tashmë janë në përfundim e sipër punimet e rrugëve të rendit të tretë në lagjen “Kacabash” të muhagjerëve të Pogragjës me gjatësi prej 2.6 kilometra,si dhe rruga që I lidhë fshatrat: Llovcë,Kokajt Epërm, Kokajt e Poshtëm, Sllubicën dhe Pogragjën me gjatësiprej 8 kilometrash që përfshinë të gjitha lagjet tyre.

Për të pare nga afër punimet, ka dalë sot në terren kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga nënkryetar iRexhep Kadriu si dhe drejtori i Shërbimeve Publike Sokol Haziri.

Kryetari Haziri tha se banorët e kësaj ane as që e kanë imagjinuar që të udhëtojnë me vetura për të shkuar në fshatrat e tyre, ndërsa sot kjo u është mundësuar.

“Kjo është një vazhdimësi e punimeve të shumta që jemi duke I realizuar në shumë fshatra dhe lagje të qytetit në infrastructure që përfshijnë ndërtimin e rrugëve, rrjetin e kanalizimit, të ujësjellësit dhe ndriçimin publik. Punët e mira do të vazhdojnë edhe në të ardhmen për t’I zgjidhur të gjitha problemet infrastrukturore dhe problemet tjera”, kathënë kryetari Haziri.

Nga ana e tyre, banorët e asaj anefalënderuan kryetarin Haziri përkujdesin duke thënë se do ta kenë shumë më të lehtë jetesën në fshatrat e tyre.

“Jemi shumë të kënaqur dhe mirënjohës ndaj kryetarit Lutfi Haziri që na ka shtru rrugën.Kurrë në këtë vend s’kemi mujt me kalu me vetura, porgjithmonë kemi ardhë n’kambë. Tash kemi arsye me ardhë ma shpesh me familjen e me u kënaq në vendin tonë, qy shpo e shihni jemi mbledhë disa familje bashkë dhe jemi dale sot këtu”, thaMevlide Krasniqi ngalagjja Kacabaç e Pogragjës, e cila jeton në Zvicër.

Këto punime përfshijnë hapjen, zgjerimin dhe rrafshimin e rrugëve dhe pritet të përfundojnë së shpejti. /Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment