Prej sot, gjilanasit paguajnë faturat brenda objektit të Administratës

28.10.2015 (komentet: 0)

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi, që ky institucion të jetë prezent me një zyrë brenda administratës, e cila do të shërbej për pagesa për të gjitha llojet e shërbimeve.

 

 

Kryetari Haziri, pasi bëri hapjen zyrtare të këtij sporteli, tha se tash e tutje çdokush që hynë në këtë objekt mund t’i kryej të gjitha llojet e shërbimeve pa dalë prej tij për asnjë minut.

 “Sot në funksion të ofrimit të shërbimeve dhë në kuadër të objektit të shërbimeve “One Stop Shop” që në Gjilan është promovuar dhe vazhdon të ndërtohet, sot e kemi lidhur nyjën e fundit të programit për pagesat, shërbimet e faturave dhe të gjitha llojet e shërbimeve që bëhen me një marrëveshje për Postën e Kosovës, e cila është një ndërmarrje e suksesshme dhe e cila po menaxhohet me profesionalizëm dhe do të ofrohen shërbime të mira e të shpejta”, tha Haziri.

 

Nga ana e tij, drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, e ka falënderar kryetarin Haziri që e kanë trajtuar në formë institucionale Postën e Kosovës, ndërsa ka garantuar se do të ofrohen shërbime sa më të mira për të gjithë qytetarët.

 

“Për mua është kënaqësi që sot e nënshkruam marrëveshjen me kryetarin e Gjilanit që Posta e Kosovës të jetë prezente në administratën e Komunës së Gjilanit. Është një prej ofrimeve të shërbimeve më të mira, më cilësore dhe më të suksesshme që Komuna e Gjilanit u ofron dhe siguron qytetarët e saj që shërbimet t’i kryej brenda një objekti, pa pasur nevojë që të maltretohen dhe të dalin nga Komuna nëpër banka tjera dhe as t’i ekspozohen temperaturave të ulëta e të larta. Vlen të përmendet fakti se Posta e Kosovës i ka çmimet më të ulëta të tarifave të pagesave krahasuar me çdo bankë që operon ën Kosovë”, tha Hoxha.​

Kthehu mbrapa

Shto koment