Njehsori "hajn" i KEDS-it!

21.07.2015 (komentet: 0)

 Shpend Nuhiu, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, ka thënë se vjedhjen përmes njehsorët të rrymës askush nuk po e pengon dhe kjo është shumë shqetësuese.


Ai tha se edhe pse është konstatuar se njehsorët e rrymës elektrike nuk po e masin rrymën mirë, pra po e dëmtojnë konsumatorin, në Gjilan dhe gjithandej nëpër Kosovë, KEDS-i po i instalon me të madhe këta njehsor që po i “vjedhin” konsumatorët.

 

Nuhiu tha se institucionet e këtij vendi. menjëherë pas konstatimit të hajnisë është dashur së paku ta ndalin këtë dukuri të dëmshme dhe të dënueshme dhe të ndërmarrin masa konfrom dispozitave ligjore e jo të bëjnë sehir.

 

"Qytetarët dhe kompanitë që e paguajnë rrymën rregullisht, kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që ta pengoj dhe ndaloj menjëherë vendosjen e njehsorëve të ri dhe ta detyrojnë kompaninë t’i heq nga përdorimi këta njehsorëve që hapur i vjedhin konsumatorët e ndërgjegjshëm", ka thënë Shpend Nuhiu, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan. /2L ONLINE/

Kthehu mbrapa

Shto koment