Në Gjilan sonte nis dezinsektimi hapësinor, bletarët luten që t’i mbajnë të mbyllura bletët

03.07.2015 (komentet: 0)

 

 Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqëenie Sociale, sonte do ta bëjë dezinsektimin hapësinor nga ora 20:00 deri në 24:00 dhe ky process do të zgjas për tri ditë me radhë.

 

Dezinsektimi do të bëhet për eliminimin e insekteve (mushkonjave) si dhe insektet tjera që shkaktojnë alergji nga pickimet trupore.

Komuna e Gjilanit me këtë rast apelon të të gjithë bletarët që gjatë kësaj kohe t’i mbajnë të mbyllura bletët.

Kjo është faza e parë e dezinsektimit hapësinor të Gjilanit, ndërsa faza e dytë dhe e treta do të nis pas dy, përkatësisht katër javësh, varësisht prej kushteve atmosferike.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment