Në gjilan u hap “Panairi 2014”

02.08.2014 (komentet: 0)

 

Në Gjilan është hapur zyrtarisht panairi i produkteve vendore "Gjilani 2014”. Kryetari I Komunës Lutfi Haziri në hapjen e këtij panairi tha se Gjilani ka me çka të mburret dhe ka çka të ofrojë nga prodhimet e veta. Haziri premtoi se edhe në të ardhmen do të organizohen këso ngjarje ku ekspozohen prodhimet vendore.

 

Gjilani sot ka një pamje krejt tjetër nga ditët e zakonshme.  Stendat e vendosura për nder të panairit 2014 kishin kanë zënë tërë qendrën e Gjilanit. Gjilani sot i ngjasonte “Panagjyrit” të dikurshëm.

Nën organizimin e  Ismajl Jonuzi drejtor I drejtoratit përekonomi tha se Komuna e Gjilanit përmes këtij panairi ka treguar se i mbështet prodhuesit e Anamoravës dhe të gjithë ata që bëjnë përpjekje për të pasur në shtëpitë e tyre prodhimet tona. Jonuyi premtoi së në vititet e arshme në Panair do të përfshihen edhe komunat fqinje Presheva, Bujanoci e Kumanova. “ Jam i lumtur që sot kemi bërë këtë prezantim me ndihmën e Komisionit Evropian dhe sigurisht edhe në të ardhmen këso ngjarjesh do të organizojmë me të vetmin qëllim që t`i stimulojmë prodhuesit tanë” tha Jonuzi.

Lutfi Haziri ndërkaq i shoqëruar edhe nga Bajrush Ymeri, Rexhep Kadriu e Ismajl Jonuzi ka prerë shiriti e Panairit. 

Haziri tha se Gjilani ka prodhues të njohur dhe të afirmuar  deri edhe në Afrikë. “Gjilani ka çka të ofrojë dhe ka çka të tregojë me prodhimet e veta. Ky lloj panagjyri sot vërtet po më bënë krenar sepse kemi edhe mërgimtarët tanë që po na vizitojnë dhe kanë mundësi që të shijojnë prodhimet vendore”.

Haziri tha se Gjilani edhe në tetor pret ta organizojë “panagjyrin e bereqetit” dhe edhe ajo ngjarje është një rast u mirë për prodhuesit.”Komuna e Gjilanit asnjëherë nuk i ka lënë pasdore prodhuesit, veçmas nga koha ime ku me tërë sinqeritetin jam munduar që atyre t`ua lehtësojmë procedurat” tha Haziri.

Në panair janë duke ekspozuar dhjetëra prodhues prodhimet e tyre. Në Panair Dominojë prodhimet e mjaltit, pemëve e perimeve, lëngjeve por edhe prodhime nga metali.

Panairi mbetet i hapur deri më 3 gusht derisa qëllim i tij mbetet promovimi dhe shitja e produkteve vendore, të cilat ofrohen nga kompanitë e këtij regjion.

Panairi organizohet nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Qendrën Regjionale të Marketingut - Lindje, si zyrë ndër komunale për stimulimin e marketingut të produkteve vendore./Kokaj.net/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment