Mustafa: Procesi ka shkuar mirë
01.12.2013 (komentet: 0)
Gjilan – Qemajl Mustafa kandidat i PDK-së për kryetar të Gjilanit ka votuar në shkollën fillore “Thimi Mitko”. Musafa tha se procesi zgjedhor ka shkuar mirë dhe se tani qytetarët e kanë më lehtë të vendosin për kandidatin më të mirë.
Mustafa tha se qytetarët gjilanas do të votojnë për vetën e tyre dhe për familjet e tyre.”Unë jam optimist sepse kemi punuar me koncentrim dhe të gjithë jemi bërë bashkë. Ambiciet tona janë se do të fitojë më i miri e ai është kandidati i PDK-së”./rajonipress/