Mesazhi i kryetarit Lutfi Haziri për qytetarët e Gjilanit

12.06.2017 (komentet: 0)

 

Kryetari i Degës së LDK’së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka përcjellë një mesazh për qytetarët. Në mesazh, thuhet:

 

 

“Faleminderit votuesve për konfirmimin e votave për LDK’në në Gjilan. Punuam për rritje, por arritëm në shifrën e afro 14 mijë vota.

Por, të zhgënjyerit e koalicionit të PDK’së ndihmuan në ‘rritjen’ e VV’së edhe në Gjilan. Ne e respektojmë vullnetin e qytetarëve dhe vazhdojmë ta ruajmë dhe rrisim besimin tonë me ju.

LDK konfirmon se nuk do të ketë asnjë marrëveshje apo bashkëpunim me ata që u treguan mosmirënjohës. Madje, as me ndërmjetësues nuk do të ulemi në tavolinë me ta.

 

Sovrani nuk i dha askujt legjitimitet ta formojë qeverinë, përkundër festive partiake. Ne vazhdojmë punën tonë në çdo sfidë.

 

Uroj që Gjilani të ketë më shumë deputetë në Kuvend dhe të punojnë për Republikën e Gjilanin.

Gjilani, nga nesër i kthehet punës, pastrimit nga posterët e slloganet zgjedhore, për ta normalizuar punën e qeverisjes lokale, duke e ruajtur besimin e mbi 60 për qind tuajin për punët komunale”, thuhet në mesazhin e kryetarit Haziri.

Kthehu mbrapa

Shto koment