Me vendim të kryetarit Haziri, shpërndahen 50 pako ushqimore për familjet në nevojë

23.09.2015 (komentet: 0)

 

  Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë vendim që përmes Qendrës për Punë Sociale të ndajë pako ushqimore me të gjitha gjërat e nevojshme për familjet në nevojë.

 

Përfitues të pakove ushqimore janë 50 familje, kryesisht prindërit vetushqyes dhe familjet me gjendje të rëndë sociale.

Ndërkohë, nesër në ora 13:00 bëhet përurimi i shtëpisë së 16-të që Komuna në bashkëpunim me donatorët ka ndërtuar për familjet në nevojë, pas aksionit humanitar “Pak nga ne, shumë për ata”.

Përveç kësaj, nga aksioni humanitar kanë përfituar 40 familje në meremetim të shtëpive, ndërkaq 37 të tjera në pagesë të qirasë.

Kthehu mbrapa

Shto koment