Lutfi Haziri, takim pune me ambasadorin amerikan Greg Delawie

21.09.2015 (komentet: 0)

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar sot një takim pune për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Greg Delawie, i cili për herë të parë po qëndron në vizitë në Gjilan.

 

I pari i gjilanasve, Lutfi Haziri, pasi e ka falënderuar ambasadorin amerikan për vizitën, e ka njoftuar atë për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të Komunës me programet e USAID-it dhe prezencën amerikane në fushën e sigurisë në Gjilan.

Përndryshe, Gjilani njihet si Komuna që ka përfituar shumë nga qeveria amerikane në fushën e arsimit, infrastrukturës dhe sigurirë.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment