Lutfi Haziri: Në Gjilan kemi vendosur standardin e barazisë për të gjithë

04.07.2016 (komentet: 0)

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shtruar sot iftar për Bashkësinë Islame në Gjilan, ndërkaq ftesës i janë bashkangjitur edhe përfaqësues të partive politike, deputetë, këshilltar komunalë, nga policia, gjykata, prokuroria, FSK dhe kryetari i Preshevës dhe ai i Bujanocit.

 

 

“Prezenca e të gjitha institucioneve këtu, na bënë neve të obligueshëm që në këtë muaj të madh të Ramazanit ta shtojmë solidaritetin, mëshirën dhe angazhimin për punë. Uroj që ky muaj i Ramazanit ta ketë përmbushur misionin e tij dhe Zoti të na e pranoj agjërimin dhe lutjet tona. Ju ftoj që festën e Bajramit ta bëjmë të barabartë sepse kemi vendosur standard të ri në Gjilan – standardin e barazisë për të gjithë”, ka thënë para të pranishmëve në fjalën e tij, kryetari Haziri.

 

Ai ka falënderuar të gjithë për prezencën, në veçanti, kryetarin e Preshevës, Shqipërim Arifin dhe atë të Bujanocit, Shaip Kamberin, pasi tha se prezenca e tyre nuk e ka vetëm simbolikën, por bashkimin e fuqive dhe energjive tona të përbashkëta.

 

“Më lejoni që t’i falënderoj, në veçanti, dy kolegët e mi nga lindja e Kosovës që janë sonte prezent, kryetarin e Preshevës dhe Bujanocit. Prezenca e tyre nuk e ka vetëm simbolikën, por bashkimin e fuqive dhe energjive tona të përbashkëta për të punuar edhe më shumë që të përmirësojmë gjendjen e vëllezërve tanë që edhe më tutje po e luftojnë kauzën për të qenë të barabartë”, ka thënë Haziri.

 

Ndërkaq, kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, ka falënderuar kryetarin Haziri për organizimin e iftarit, duke thënë se kjo i kontribuon bashkimit mes vete.

 

“Organizimi i këtij iftari i kontribuon bashkimit dhe vëllazërimit me vete. Feja islame, përmes detyrimeve që ne i kryejmë për të Madhin Zot, na bënë që të vëlleëërohemi më shumë mes veti dhe të përfitojmë si besimtarë. Ky muaj i shenjtë i Ramazanit është muaj i shumë epiteteve dhe mirësive. Në këtë sofër të madhe të Komunës, të gjithë ne kemi përgjegjësi për vendin, për qytetin tonë dhe e lusim Zotin që të na bëjë prej atyre njerëzve që të na bëjë prej atyre njerëzve që t’i ndritim mendjet tona, t’i zbusim zemrat tona dhe të punojmë për të mirën e vendit dhe qytetit tonë. E lusim Zotin që të na i pranoj të gjitha punët dhe lutjet tona”, ka deklaruar Aliu.

Kthehu mbrapa

Shto koment