Luta emëron drejtorin e parë

17.01.2014 (komentet: 0)

Kreu i komunës së Gjilanit  Lutfi Haziri ka emëruar  për drejtor të drejtorisë komunale të Arsimit,  Nazmi Musën, i cili këtë detyrë  pritet të fillojë ta ushtrojë nga e hëna.

 



Haziri e ka vlerësuar si të mirë punën e deritanishme të ushtruesve të detyrave të drejtorëve nëpër të gjithë  drejtoritë por se sipas tij, tani ka emëruar drejtorin e arsimit dhe të tjerë mund të emërohen  në ndërkohë. Ai ka thënë se po funksionojnë të gjitha organet komunale dhe se edhe faza e tranzicionit të pushtetit ka kaluar mirë.

Haziri  e ka vlerësuar drejtorin e emëruar Nazmi Musa, si njeri të përkushtuar, me përvojë në fushë ne arsimit , njeri autoritativ dhe i dëshmuar. |”Do të vendosim rend, disiplinë dhe zbatim të ligjit. Arsimi është prioritet i komunës”, ka thënë kryetari Haziri.

Kur janë në pyetje drejtoritë, Haziri ka thënë se  të gjitha e kanë rëndësinë e tyre por se janë disa që ndërlidhen me prioritete , duke bërë me dije kështu që, arsimi, ekonomia, buxheti..., nuk do të jenë në “pazar”, kur janë në pyetje koalicionet , për të cilën çështje pranoi se janë  duke u biseduar me të gjitha partitë politike, në përjashtim të PDK-së, pasi siç u shpreh Haziri, atë parti vet populli me votë e ka lënë në opozitë. 

Përndryshe, ai ka paralajmëruar se ditëve në vijim mund të bëhet publike edhe emërimi i ndonjë drejtori tjetër deri në kompletim të të gjithë drejtorive me drejtorë. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment