Kryetari Haziri uron Fitër Bajramin

04.07.2016 (komentet: 0)

 Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka uruar kryetarin e Bashkësisë Islame, Naim Aliun dhe të gjithë qytetarët e besimit islam të Gjilanit. Në urim thuhet:

 

 

“Në emrin tim dhe të Komunës së Gjilanit, më lejoni të uroj Bashkësinë Islame dhe gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit, e cila vie pas një sakrifice një mujore me agjërim për Zotin.

 

Kjo festë e madhe për të gjithë besimtarët e fesë Islame na sjell më afër njeri-tjetrit dhe duke qenë pranë më të dashurve dhe duke qenë solidar, ne jemi më afër edhe Zotit.

Janë pikërisht festat ato që na rikthejnë dhe na përkujtojnë për vlerat e gjirit familjar, vlera në të cilat të gjithë ne besojmë dhe investojmë shumë.

Uroj që ky muaj i Ramazanit ta ketë përmbushur misionin e tij dhe Zoti të na e pranoj agjërimin dhe lutjet tona.

Ju ftoj që festën e Fitër Bajramit ta bëjmë të barabartë sepse kemi vendosur standard të ri në Gjilan – standardin e barazisë për të gjithë. Me fat Fitër Bajrami!”, thuhet në urimin e kryetarit Haziri me rastin e festës së Fitër Bajramit.​

Kthehu mbrapa

Shto koment