KBI në Gjilan shpërndan mish të kurbanit për 780 familje

03.09.2017 (komentet: 0)

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka bërë të gjitha përgatitjet e mundshme që pas faljes së namazit të Bajramit dhe fillimit të prerjes së kurbaneve të bëjë edhe shpërndarjen e mishit i cili më tash është i njohur si rit fetar, që pjesa dërmuese e kurbanit të shpërndahet në familjet më të nevojshme për ndihmë.

 

Kështu që sot ka shpërndarë mishin nga kurbanet e prerë për 780 familje nga 5 kg mish. Ata që përfituan më së shumti janë familjet që kanë të regjistruar fëmijë jetimë, pastaj familjet skamnore dhe të gjithë ata që kanë shprehur interesimin për të marrë mish nga kurbanet e therur.

Këshilli I Bashkësisë Islame falënderon të gjithë ata që kanë therur kurban nëpërmjet organizimit të Bashkësisë Islame duke e lutur Allahun që t’i shpërblejë për sakrificën e tyre.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment