Ismajli: Nuk kam ofruar dorëheqje, është krenari të punosh përkrah liderit të përmasave europiane Lutfi Haziri

06.08.2014 (komentet: 0)

 

Shefi I Kabinetit të kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, Arbër Ismajli, ka reaguar ndaj shkrimit të publikuar sot më 06.08.2014 në portalin “Rajonipress”  me titull  “A dha dorëheqje Arbër Ismajli dhe pse?”.

 

Ja reagimi i plotë:

“Pas shkrimit të sotëm të publikuar në portalin “Rajonipress” ku lakohet emri im me titull “A dha dorëheqje Arbër Ismajli dhe pse?”, dëshiroj të informoj opinionin publik se ky është një spekulim par excelance.

Për hirë të informimit të opinionit, deklaroj as nuk kam dhënë dorëheqje e as nuk do t’ia jap komoditetin askujt nga opozita të ofroj dorëheqjen.

Është krenari e madhe të punosh në Kabinetin e udhëhequr nga Lutfi Haziri, si lider i pakontestueshëm me përmasa europiane.

Këto spekulime par excelance vijnë nga qarqe opozitare, të cilët as pas shtatë muajsh kur e humbën pushtetin në Gjilan në mënyrë spektakolare, nuk po arrijnë të ‘kthjellen’ dhe ta pranojnë se kanë mbetur në opozitë për së paku tetë vite.

Në Komunën e Gjilanit të udhëhequr nga njeriu i cili fitoi zgjedhjet në mënyrë plebishitare Lutfi Haziri, po bëhen punë shumë të mira në të gjitha aspektet dhe kjo duket se i pengon qarqeve të caktuara opozitare.

Po e përsëris edhe njëherë se është krenari të punosh përkrah kryetarit Haziri, prandaj do të vazhdoj ta kryej punën time me përgjegjësi të plotë si shef i Kabinetit”, thuhet në reagimin e shefit të Kabinetit të kryetarit Haziri, Arbër Ismajli.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment