Haziri reagon për listën e veteranëve, turp për Çekun, Isufin e Sylën
11.02.2015 (komentet: 0)
Reagimet e para për listën e publikuar nga Komisioni qeveritar për verifikimin e veteranëve të UÇK-së, kanë ardhur nga Lutfi Haziri, që është person me ndikim në LDK-në, parti që është në pushtet.
Kreu i Gjilanit, ka thënë se duhet t’i vije turp Agim Çekut, që i ka prirë këtij komisioni, por sipas tij, në mënyrë të veçantë duhet të turpërohen Ahmet Isufi e Shemsi Syla.
“Sot u bë publike lista e veteranëve të Zonës së Karadakut dhe me keqardhje dua të them se Agim Çekut duhet t’i vije turp për këtë listë të paturpshme. Në veçanti duhet të turpërohen Ahmet Isufi e Shemsi Syla, të cilët dezertuan në kohën më të rëndë për luftëtarët e lirisë. ‘Lavdi’ ju qoftë marria! LH”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
koha.net