Haziri: Nuk ka Komunë të pasur me qytetarë të varfër

27.06.2014 (komentet: 0)

 

Gjilan,- Kryetari Haziri tha të premten se kjo është dita e fundit e tij në objektin e Komunës së sepse nga e hëna do të zhvendosem nga këtu dhe ky objekt to ti bartet tek zyra për trashëgimi kulturore, ku drejtoria për kulturë do të jetë bartëse e programit tonë dhe po ashtu një organizatë me prestigj të madh siç është Trashëgimia pa kufij që është partnere në themelimin e Muzeut të qytetit të Gjilanit.

Deri më tani sipas Kryetarit Haziri komuna është marrë me servisimin e borxheve, pastaj në themelimin e taskë-forcave  të ndryshme për të siguruar mbarëvajtjen e punëve në Komunën e Gjilanit, grupin punues për bujqësinë, për grumbullimin e borxheve, ndërsa nga tash e tutje do të merremi me servisimin e borxheve që subjektet dhe individët i kanë borxh Komunës, duke besuar gjithmonë në formulën se nuk ka Komunë të pasur me qytetarë të varfër. Qytetarët nuk preken, por do të nisim me subjektet e mëdha respektivisht me borxhlinjtë e mëdhenj. Gjilani ka konfirmuar katër partneritete të mëdha me donatorët siç është Komisioni Europian i cili ka miratuar projektin e parë në lagjen “Dardania” dhe kemi projektin tjetër të bashkëpunimit ndërkufitarë me Shkupin. Do ta funksionalizojmë GJPKT-në si mikro-regjion evropianë kuadër të bashkëpunimit me 17 kryetar të Komunave. Po ashtu jemi duke punuar me partnerin tonë GIZ – in Gjerman në fushën e arsimit me trajnimin e mësimdhënësve ne veçanti në këtë fazë që po kalojmë tash. Gjithashtu me qeverinë zvicerane në projektet e ujit të pijshëm dhe në tretmanin e ujërave të zeza dhe në investime të tjera publike. Dhe partneri i fundit i konfirmuar jo më pak i rëndësishëm është bashkëpunimi me qeverinë amerikane e cila ka konfirmuar partneritetin tre vjeçar me Komunën tonë me programin ta ndërtojmë Kosovën së bashku që parasheh edhe investime edhe ndërtim të kapaciteteve.

“Po ashtu kemi arritur edhe nga qeveria të marrim investime kapitale shtesë si nga Ministria e Integrimeve Evropiane, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Infrastrukturës”, tha Haziri.

Po punojmë shumë që deficitin buxhetorë, apo vrimën e zezë që e ka shkaktuar qeverisja e PDK-së me partnerët e saj, me mbuluar me punë shtesë. Deri në këtë fazë kemi arritur jashtëzakonisht shumë me i realizuar këto qëllime dhe besojmë shumë që në gjashtë mujorin e dytë ne përfundimisht do ti arrijmë objektivat tonë, duke e normalizuar buxhetin dhe duke krijuar ambient më të qëndrueshëm për zhvillim ekonomik lokal që është ambicia jonë kryesore.

Nga 1 korriku, selia e kryetarit lirohet për Muzeun e Qytetit

Kjo është dita e fundit e imja në këtë objekt të Komunës së Gjilanit sepse nga e hëna do të zhvendosem nga këtu dhe ky objekt to ti bartet tek zyra për trashëgimi kulturore, ku drejtoria për kulturë do të jetë bartëse e programit tonë dhe po ashtu një organizatë me prestigj të madh siç është Trashëgimia pa kufij që është partnere në themelimin e Muzeut të qytetit të Gjilanit. Ky objekt të hënën në orën 10:00 do të lirohet përfundimisht. Po ashtu do të bëjmë një zgjidhje alternative të përkohshme edhe për Kinemanë dhe Bibliotekën e Qytetit ku besojmë se këto projekte do të realizohen në një periudhë afatmesme më të qëndrueshme.

Gjithashtu në fillim të javës së ardhshme do të emëroj edhe drejtorin e Kulturës i cili do të jetë i ndarë nga drejtori i rinisë dhe sporteve, që është një autoritet i ri por do të subordinohet ndryshimeve në Statut. Ai do të merret me aspektin e zhvillimit të kulturës, politikave të reja menaxheriale, agjendës dhe aktiviteteve kulturore, por edhe definimin e pronës, hapësirës etj. gjithashtu edhe për sport dhe rini do të marr veprimin e njëjtë.

Gjatë muajit korrik së bashku me nënkryetarin do të punojmë në ri-formatizim të qeveris lokale

Do të bisedojmë me të gjithë partnerët e koalicionit si Partinë e Drejtësisë, Vatrën, Social Demokratët dhe grupimet e tjera me të cilët ne kemi ndërtuar partneritet. Ne sillemi përgjegjshëm ndaj tyre dhe natyrisht që do të jenë pjesëmarrës të procesit që gjatë këtij muaji do të ndodhë duke pasur në konsideratë muajin e ramazanit, që i uroj të gjithë besimtarët për një solidaritet, mirëqenie, ndihmë dhe bashkëpunim mes vete.

Kuvendi i Komunës së Gjilanit ka vendosur që ti ndaj 100 mijë euro për politikë sociale dhe për familjet me nevojë

Është rastësi që sot Kuvendi i Komunës së Gjilanit ka vendosur që ti ndaj 100 mijë euro për politikë sociale dhe për familjet me nevojë. Kuvendi i Komunës nën kryesimin e Valentina Bunjaku – Rexhepit ka rastisur që në natën e madhe të muajit të ramazanit ti gëzon shumë familje gjilanase që presin të bahen me shtëpi dhe që presin të funksionalizohen shoqatat si Hendikosi, shurdh memecët dhe të verbrit, por edhe rregullimin e shumë shtëpive pa dyer dhe dritare dhe gjithë ato që kanë probleme me strehim.

Ne po ashtu do t’i ndajmë edhe 200 mijë euro për funksionalizimin e të gjitha ambulantave në Komunën e Gjilanit

Menaxhimi atje është i pranueshëm për punëtorët dhe gjendja atje është duke u prekur përmes hapave dhe rezultateve. Do të ketë një qeverisje të re në gjitha ambulantat. Politikat menaxheriale atje kanë dhënë rezultatet e para dhe ne jemi në mbështetje të funksionimit sa më të mirë, por edhe në mbështetje duke e vu prioritetin e parë shërbimin për qytetarët. Edhe në këtë sektor kemi bashkëpunëtor si Komisionin Europian, qeverinë Amerikane, qeveria zviceriane, Caritasi i Kosovës në bashkëpunim me mbështetjen e Caritasit të Luksemburgut që po ndihmojnë këtë sektor por edhe bujqësinë në përgjithësi. Bashkë me Caritasin jemi në projektin e ofrimit të shërbimeve më të mëdha shëndetësore në Gjilan përmes shëndetësisë primare dhe këtë do ta bëjmë me kujdes dhe nën menaxhimin profesional.

Po ashtu nënvizoj se kemi 11 lëndë – programe që ne pas raportit të auditivit që e kemi marrë do ti adresojmë në zyrat tona për ti dhënë rekomandimet tona finale. Rekomandime që ti zgjedhin më pas organet kompetente, sepse ne nuk mund të paguajmë fatura të vjetra më shumë se tri vjet, nuk mund të paguajmë borxhe të konsumit nëpër restorante, hotele, kafiteri dhe lokale që janë jashtëzakonisht të mëdha, nuk mund të paguajmë derivate, telefoni dhe bileta udhëtimi që nuk janë të arsyetuara.

Ne do të vazhdojmë me punë konform obligimit dhe kompetencave që na jep ligj.

Jo më pak e rëndësishme është edhe puna e Kuvendit të Komunës, ku ne do të ndalojmë gjithë praktikat e këqija deri më tash. Të gjitha lëndët që duhet të shkojnë për shqyrtim para komiteteve ato do tu prezantohen dhe adresohen. Anëtarët e komiteteve kanë të drejtën që ti ftojnë drejtorët në takimet e tyre të rregullta dhe konsultuese përherë 24 orë dhe 7 ditë në javë, derisa të sqarohet gjithçka që është e nevojshme dhe në shërbim e interes të publikut. Dhe në fund Komiteti për Politikë dhe Financa është autoriteti që lejon apo kërkon kompletimin e një propozim vendimi para se ai ti dërgohet Kuvendit.

Muaji korrik besojmë se do të jetë koha kur do të ndryshohet statuti përfundimisht

Administrata e Gjilanit do të duket ndryshe, numerikisht më e vogël por me shërbime më të mëdha për qytetarin. Të gjitha dokumentet e Komunës së Gjilanit do të punojmë që të jepen në një objekt të Komunës, në mënyrë që qytetari mos të humb kohë gjatë pajisjes me një dokument. Administrata do të jetë e gatshme që të përballet me një milion sfida që ka Gjilani, përfundoi kryetari Haziri./kokajpress/

Kthehu mbrapa

Shto koment