Haziri: Britania e Madhe ka qenë gjithmonë mike e madhe e Gjilanit

13.11.2014 (komentet: 0)

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim zëvendës ambasadoren e Britanisë së Madhe në Kosovë, zonjën Louise Taylor.

 

Pas takimit me zëvendës ambasadorën Taylor, kryetari Haziri tha është biseduar për problemet dhe sfidat që Gjilani ka kaluar brenda kësaj kohe, në kuptimin e nevojës së investimeve më të mëdha dhe mbështetjes që po e kërkojmë në nivel të qeverisë dhe donatorëve të mëdhenj.

Haziri tha se Britania ka qenë gjithmonë mike e madhe e Gjilanit dhe mbështetëse e madhe në karrierën e tij politike.

“Në takimin e sotëm zëvendës ambasadorja Louise Taylor, është shprehur e interesuar për zhvillimet në Komunë, angazhimet tona dhe për ndërtimin e punës dhe jetës këtu. Kisha për nderë të veçantë pas vizitës së ambasadorit Cliff, zëvendës ambasadorja ka ardhur për vizitë në kuadër të interesimit dhe angazhimit për këtë fazë që po kalon komuna jonë. Unë e njoftova në detaje për problemet dhe sfidat që kemi pasur si Komunë, qoftë në kuptimin buxhetor, qoftë në kuptimin e nevojës së investimeve më të mëdha dhe mbështetjes që po e kërkojmë në nivel të qeverisë dhe donatorëve të mëdhenj. Britania ka qenë gjithmonë mike e madhe e Gjilanit dhe mbështetëse e madhe personalisht për mua, në karrierën time politike dhe në angazhimin tim”, ka deklaruar kryetari Haziri.

Nga ana e saj, zëvendës ambasadorja e Britanisë së Madhe në Kosovë, Louise Taylor , pasi ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, ka thënë se është hera e parë që po e viziton Gjilanin dhe se ka ardhur për të parë së afërmi se si po zhvillohet jeta këtu dhe natyrisht të ballafaqohemi me zhvillimet e fundit që Ambasada e Britanisë ka pasur në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit.

Kthehu mbrapa

Shto koment